Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Suplementet e vitaminës D gjatë shtatzënisë mund të zvogëlojnë rrezikun e astmës te fëmijët më vonë në jetë

Jetë 04/03/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një rishikim i të dhënave 15-vjeçare të studimit ka zbuluar se marrja e suplementeve të vitaminës D gjatë shtatzënisë mund të zvogëlojë rrezikun e astmës dhe frymëmarrjes te fëmijët.

Duke pasur parasysh mungesën e vitaminës D në mesin e shumë grave shtatzëna që nuk përdorin suplemente, ekspertët thonë se ky hulumtim mbështet idenë e rritjes së marrjes ditore të vitaminës D3 duke filluar nga ngjizja, shkruan burimi Medical News Today përcjell Gazeta Shneta.

Hulumtimi i ri është në kontrast me studimet e kaluara, në të cilat studiuesit arritën në përfundimin se plotësimi i vitaminës D gjatë shtatzënisë nuk ishte shumë efektiv.

Ndërsa, hulumtimi i ri i publikuar në “Journal of Alergy and Clinical Immunology”, përforcon lidhjen midis niveleve të vitaminës D para lindjes dhe rrezikut të frymëmarrjes dhe astmës tek fëmijët.

Analiza, që përfshin 15 vjet të dhëna nga prova klinike e reduktimit të astmës antenatale e lidhur me vitaminën D (VDAARTT), tregoi se administrimi i suplementeve të vitaminës D tek gratë shtatzëna uli incidencën e astmës dhe frymëmarrjes te fëmijët e tyre në krahasim me fëmijët, nënave të të cilëve u ishte dhënë vitaminat prenatale standarde.

Scott Weiss, autori i parë i studimit dhe një drejtor i asociuar i Divizionit Channing të Mjekësisë në Brigham Women’s Hospital si dhe profesor në Shkollën Mjekësore të Harvardit në Massachusetts, shpjegoi gjetjet kryesore për Medical News Today duke thënë se “vitamina D3 dhënë grave shtatzëna në një dozë prej 4,400 IU/ditë rezultoi në më pak astmë tek pasardhësit e tyre krahasuar me gratë që merrnin 400 IU/ditë.

Kjo është e rëndësishme, tha ai, pasi “shumica e grave shtatzëna kanë mungesë të marrjes së vitaminës D3”.

“Të marra së bashku me provat e tjera të shtatzënisë të vitaminës D, ne do të rekomandonim që të gjitha gratë shtatzëna të marrin një dozë të vitaminës D3 prej 4,000 deri në 6,000 IU/ditë që nga ngjizja gjatë gjithë shtatzënisë,” shtoi Weiss.

Bazuar në gjetjet e tyre, ekspertët sugjerojnë që gratë shtatzëna duhet të konsiderojnë të konsumojnë të paktën 4400 IU vitaminë D3 në ditë që nga fillimi i shtatzënisë. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakVdekja e gruas në Prishtinë, Trafiku Urban del me një sqarim publik
Artikulli i rradhës Obeziteti mund të ndikojë në proceset metabolike dhe funksionin e mëlçisë, zbulon studimi i ri

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.