Federata e Sindikatave të Shëndetësisë i ka bërë thirrje Qeverisë Hoti që të nxjerr edhe një vendim për shtesat prej 300 eurove, në mënyrë që të përfshihen të gjithë punëtorët shëndetësorë.
Kjo kërkesë vjen pas dërgimit të listave në Ministrinë e Shëndetësisë, në përputhje me vendimin e Qeverisë 05/20, i cili përcakton që përfitues të 300 eurove shtesë për muajt korrik dhe gusht janë vetëm punëtorët shëndetësorë që kanë punuar direkt me Covid-19 gjatë këtyre dy muajve, transmeton Gazeta Shneta.
Reagimi i plotë i FSSHK-së:
I nderuari Kryeministër i Republikës së Kosovës z. Hoti, Vendimi i Juaj i datë 29.07.2020 me nr. protokoli 05/20 ka krijuar pakënaqësi dhe revoltë të madhe te punonjësit në shëndetësi dhe si pasojë e këtij vendimi janë krijuar parregullësi të mëdha në listat e përpiluara nga zyrtarët kompetent, ku rreth 8000 punëtorë në shëndetësi ende nuk i kanë marrë shtesat e parapara, prandaj kërkojm nga Ju edhe njëherë që ta nxjerrni një vendim shtesë me të cilin do të përfshihen të gjithë të punësuarit të cilit gjenden në listën e pagave në Ministri të Shëndetësisë.
Kjo njëherit nuk do t’i diskriminonte punëtorët shëndetësor dhe stafin përcjellës, por do ti trajtonte në mënyrë të barabartë të gjithë.
Po ju rikujtojmë se neve ju kemi tërhequr vërejtjen disa herë që kjo mund të shkaktoj pakënaqësi të madhe andaj ju lutem, merrni seriozisht kërkesat e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës.