Në kohën kur koronavirusi Covid-19 ka marr mbi 4 mijë jetë dhe ka prekur mbi 110 mijë njerëz në gjithë botë, masa më efektive për t’u mbrojtur është pastrimi i duarve.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka rekomanduar vazhdimisht që larja e duarve me sapun 20-30 sekonda sa më shpesh brenda ditës dhe mos prekja e fytyrës me duar të papastruara, janë masat më të mira kundër koronavirusit, shkruan Gazeta Shneta.
‘Businessinsider’ ka transmetuar disa imazhe të publikuara nga aktorja Kristen Bell ku shihen duart para pastrimit dhe pas larjes 30 sekondëshe. Dallimi është aq i dukshëm sa do t’ju bëj t’i lani duart më shpesh.
Aktorja Bell ka treguar se imazhet ia ka dërguar nëna e saj e cila për të nxjerr në dritë ndotjen e duarve ka përdorur një vaj mineral të quajtur Glo Germ i cili simulon mikrobet dhe është i dukshëm vetëm nën dritën ultraviolete. Me këtë metodë ajo ishte në gjendje të shihte ndotjen në duart e saj, edhe pse me sy të lirë dukeshin mjaft të pastra.
Imazhet shfaqin ndryshimin e madh të duarve të pa pastruara, pastaj dallimin ndërmjet pastrimit 5 sekonda deri në 30 sekonda. Kjo e fundit jep efektin më të mirë të pastrimit. /Gazeta Shneta/