Prindërit kënaqen derisa dëgjojnë fëmijët e tyre duke qeshur.
Por për familjen e Justin Cho, e qeshura e tij e lezetshme ishte një shenjë për diçka shqetësuese, shkruan DailyMail, transmeton Gazeta Shneta.
Sa herë që nënë vjeçari kishte qeshur, ai në fakt ishte kapluar nga një krizë.
Prindërit e tij nuk e kishin marrë shumë seriozisht derisa Justin një ditë ishte kapluar nga jë sulm epileptik në shtëpinë e tij në Los Angelos.
Fëmija ishte diagnostifikuar me një gjendje jashtëzakonisht të rrallë që quhet epilepsi ‘gelastike’, e cila shkaktohet nga një tumor jo-kanceroz në tru.
“Djali ynë ka qenë gjithmonë i lumtur dhe kemi menduar se e kishte nga lodhja. S’kemi pasur ide se një gjë e tillë ishte kaq serioze”, ka deklaruar babai Robert Cho.
Pas ndërhyrjeve kirurgjike, Justin tani i është rikthyer jetës normale. /Gazeta Shneta/