Në ditën e diel në klinikën e Gjinekologjisë në QKUK, kanë ardhur në jetë 18 bebe, raporton Gazeta Shneta.
17 gra kanë kryer lindjen në këtë klinikë, ku njëra prej tyre ka sjellë në jetë binjakë.
Sipas gjinisë, janë regjistruar nëntë djem dhe nëntë vajza.
4 nëna kanë lindur me prerje cezariane, ndërsa 8 gra janë bërë nëna për herë të parë. /Gazeta Shneta/