Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Tri preparate natyrale për flokë të shkëlqyera të cilat mund t’i bëni vetë

Femina 12/06/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Nëse flokët tuaj shpejt bëhen të yndyrshme, ju propozojmë që vetë të bëni njërin ndër këto preparate i cili me siguri do t’ju ndihmojë.

Uthulla e mollës tashmë disa shekuj përdoret në mjekësinë tradicionale te shumë popuj, ndërkaq është i shkëlqyeshëm edhe në shërbim të bukurisë femërore. Ky artikull përshpejton metabolizmin, zbardh dhëmbët qetëson aknet, shëron djegiet nga dielli.

Megjithatë, më efikase është në luftën kundër yndyrës së flokëve dhe zbokthit. Uthulla e mollës më mirë se çdo preparat tjetër eliminon yndyrën dhe të gjitha produktet e shtresuara nga lëkura e kokës duke i bërë flokët të pastra dhe të shkëlqyeshme.

Për shkak të përdorimit të saj, e rekomandojnë të gjithë floktarët e botës, ndërkaq është pjesë përbërëse e shumë produkteve inovative për flokë me bazë natyrale, transmeton telegrafi. Nëse dëshironi të bindeni në përparësitë e saj, ju kemi përgatitur listën e mënyrave në të cilat mund të përdorni këtë artikull të shëndetshëm.

Në vend të shamponit për larje të thatë

Përzieni rreth 100 ml uthull molle me 200 ml ujë në shishe me spërkatëse. Spërkatni lëkurën e kokës dhe uthulla do të eliminojë tërë yndyrën.

Për qime të shkëlqyeshme

Përzieni dy lugë të vogla uthull me një filxhan ujë dhe lani flokët me të pasi t’i keni larë me shampon. Pastaj vini balsam të lehtë dhe do të keni flokë të shkëlqyeshme.

Tretmani kundër zbokthit

Përzieni uthullën me ujë dhe me këtë përzierje bëni masazh lëkurës së kokës para se t’i bëni me shampon. Mund të qitni një lugë kafeje uthull në shampon para larjes së flokëve dhe bëni masazh. Uthulla përmban përbërës natyral, i cili lufton kundër kërpudhave dhe baktereve të cilat e shkaktojnë zbokthin.

Artikulli paraprakRezultati i ditës së djeshme në Gjinekologji, ja sa bebe kanë lindur
Artikulli i rradhës Vajza, kjo është koha më e mirë për t’i hequr qimet e këmbëve

Ju sugjerojmë

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Endometrioza nuk shkakton vetëm dhimbje, mund të shfaqet edhe me migrenë, probleme me tretjen, ankth e depresion

17/07/2026 Femina

Pse valët e të nxehtit i godasin më rëndë gratë? Ekspertët shpjegojnë rreziqet që shpesh neglizhohen

10/07/2026 Femina

Testi i ri me inteligjencë artificiale mund t’i kursejë mijëra gra nga ekzaminimet e dhimbshme për kancerin

08/07/2026 Femina

Studim: Ruajtja e fertilitetit shpesh neglizhohet te gratë e reja me kancer

29/06/2026 Femina

Studimi i madh zbulon se shumica e trajtimeve shtesë në IVF nuk rrisin shanset për shtatzëni

26/06/2026 Femina
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.