Shërbimeve cilësore të Spitalit Amerikan Kosovë i bashkëngjiten edhe teknologjitë më bashkëkohore në ndihmesë të pacientëve. Departamentit të Urologjisë tashmë i është ofruar mundësia e kryerjes së intervenimeve nëpërmjet përdorimit të aparaturave moderne më të fundit.
Auriga Holmium Laser, ekipit e urologëve të Spitalit Amerikan në Kosovë të udhëhequr nga Dr. Ajet Xhafa i lejon tashmë të kryejë intervenimet urologjike nëpërmjet përdorimit të lazerit duke u mundësuar pacienteve të përfitojnë nga kjo risi bashkëkohore.
Lazeri Holmium është metoda më e mire për copëtimin e te gjithë gurëve në kanalin e veshkes (ureter) ose brenda në veshkë. Me ndihmën e një kamere shumë te vogël e cila quhet ureterorenoskopi flexible mund të shkojmë në çdo cep të veshkës dhe te bëjmë thyerjen e çdo guri. Ureterorenoskopia flexible e prodhuar nga kompania gjigande Olympus na lejon që të shohim 360 gradë brenda në veshkë.
Tashmë në Kosovë operacionet e gurëve ne veshka dhe operacionet e zmadhimit të prostates do të bëhen me teknologjinë me te fundit ne treg me lazerin Auriga XL 50 Ëatt e prodhuar nga kompania e madhe amerikane Boston Scintific.
Për të mësuar më shumë për këto metoda dhe për trajtimin e duhur për problemet tuaja për gurë në veshka, zmadhim të prostates, ngushtim të kanalit te urinës, heqjen e tumoreve të rrugëve urinare, mund të lini takim në departamentin e urologjisë ne Spitalin Amerikan Kosove me Urologun e diplomuar në Turqi Dr Ajet Xhafa.
Për më shumë informacion, kontaktoni në facebook ose në numrat e telefonit 038 221 661 ose 049 513 513.
Spitali Amerikan, Përqafoje Jetën!
Artikull i sponsorizuar