Vajrat esencial njihen për vetitë e tyre, e që përdorimi i tyre shtrihet edhe deri tek eliminimi i pikave të zeza në hundë.
Për heqje të pikave të zeza përziejeni vajin e shishkës me vaj të farave të lirit (në proporcion 1:3), shtoni 2-3 pika vaj të çajit të pemëve, dhe aplikojeni produktin e fituar në lëkurë.
Për rezultate më të mira, avulloni lëkurën me një peshqir të nxehtë dhe hiqni mbetjet e vajit dhe njollave të zeza nga fytyra.
Rezultati do t’ju befasojë dhe do t’ju frymëzojë.
Ndërkaq nëse keni probleme me sëmundjen kërpudhore në thonj, ju mund të aplikoni vaj esencial të çajit të pemëve në vendet ku janë shfaqur ato. /Telegrafi/