Tajvani është goditur sot nga tërmeti më i fuqishëm në 25 vitet e fundit, duke bërë që shumë ndërtesa gjigante të shemben dhe të ketë ndërprerje të energjisë elektrike, shkruan Sky News.
Tërmeti që goditi sot Tajvanin sipas agjencisë për monitorimin e tërmeteve në këtë vend, thuhet se kishte fuqi shkatërruese prej 7.2 magnitudë, derisa sipas institutit amerikan të gjeologjisë, bëhet fjalë për 7.4 e nga japonezët pretendojnë se ishte 7.7.
Raportohet se deri tani katër persona kanë humbur jetën derisa 57 tjerë janë lënduar në lindje të qarkut Hualien – epiqendra e tërmetit.
Në anën tjetër, mbi 87 mijë shtëpi në Tajvan kanë mbetur pa energji elektrike. Shërbimet e trenit në Tajvan që ka rreth 23 milionë banorë – janë pezulluar.
Një ndërtesë pesëkatëshe në Hualien është dëmtuar rëndë, kati i parë u shemb – duke bërë që pjesa tjetër të mbetet e varur në këndin prej 45 shkallë.
Administrata Qendrore e Motit të Tajvanit i ka këshilluar banorët që të evakuohen në toka më të larta, pasi ka rrezik për cunami.
Agjencia Meteorologjike e Japonisë lëshoi gjithashtu një paralajmërim për cunami për ishujt Miyakojima dhe Okinawa, duke paralajmëruar për valë deri në 3 metra që priten së shpejti.
🚨BREAKING: Multiple buildings have collapsed in Taipei, Taiwan after a Pair of Massive 7.5 Earthquakes Strikes Triggering Tsunami Warnings pic.twitter.com/BmHrHXMoXA
— Suppressed Voice (@SuppressedNws) April 3, 2024



