Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Të kesh fëmijën e dytë – 10 gjëra që askush nuk ju tregon

Jetë 03/07/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

1. Do të harrosh se je shtatzënë deri në javën e 37.

A i mban mend të gjitha gjërat që ke bërë gjatë shtatzënisë së parë? Çantën e spitalit, rrobat e lezetshme për të porsalindurin, zbukurimet e dhomës sëfëmijës, baby shower-i shumë i këndshëm plot me ëmbëlsira, apo edhe jogaparalindjes? Këto gjëra i përkasin të shkuarës tani e dashur sepse me shtatzëninë e dytë do të duken të panevojshme. Do të jeni tepër e zënë duke pastruar rrëmujën e fëmijës së parë rreth e rrotull shtëpisë saqë do të harroni se jeni në pritje të një fëmije tjetër. Kur njerëzit ju pyesin mbi planin e lindjes, ju do të thoni: ”Nuk dua t’ia di për sa kohë të ha sufllaqe më pas”. Dheështë perfekte si përgjigjje.

2. Do të ndihesh më keq se herën e parë që ishe shtatzënë.
Sigurisht jeni më e madhe, sepse koha është mizore dhe pasi mendon’ se është qejf shtimi i dhimbjes së çuditshme të këmbëve përveç të tjerash. Ti ndërkohëje gjithnjë pas një fëmije tjetër të parit, duke e ushqyer, duke i bërë banjo, duke u përkundur që ta zërë gjumi, apo duke rendur pas tij për ta kapur pasi ai nuk do të ndërrojë pelenat. Nuk ka kohë që ta shijoni shtatzëninë, pasi duhet tëkujdeseni për fëmijën e parë, dhe shprehja që do thoni më shpesh gjatë shtatzënisë së dytë do të jetë: “ Zot i madh, më dhemb aq shumë mezi sa mëduket sikur do të ndahet në dy pjesë. Kur do mbarojë kjo shtatzëni!”

3. Do të ndiheni fajtorë.
Një natë ndërsa do të jeni mes librash dhe ninullave të gjumit, papritur ndjehenitë shqetësuar se fëmija i dytë do të shkaterrojë jetën e të parit në një farë mënyre, do të prishet ajo që ju keni krijuar me djalin apo vajzën e parë, se judo të lini pas dore fëmijën e parë, se po shkatërroni jetën e mrekullueshme qëtashmë ju dhe familja juaj keni.

Alarm i rremë: Asgjë nga këto që mendoni nuk do të ndodhë– çdo gjë do të jetëe mrekullueshme. Bebi numër 2 do t’i japë dritë dhe gëzim shtëpisë tuaj.(e teksa do jeni duke e përkëdhelur kur ta keni në dorë të voglin, do t’i pëshpërisni në vesh sa shumë e doni dhe do t’i kërkoni falje për çdo gjë të gabuar që keni menduar)

4. Do të harroni si të kujdeseni për një të porsalindur.
Jashtëshqitja e çuditshme ngjyrë mustardë, shpërthimet e pelenave, larja e tëporsalindurve dhe ushqimi me gji. Nuk kakaluar shumë kohë por duken kaq tëhuaja si veprime. Edhe pse të tjerët kësaj here jua kursejnë këshillat pasi mendojnë se ju tashmë i dini të gjitha, e vërteta është se ju s’mbani mend asgjë!

5. E njëjta gjë që ta shpifte dikur ta shpif përsëri.
Zgjimi në çdo orë. Përpjekja për të gjetur biberonin që bebi pëlqen (nga dreqin e dinë ndryshimin!!) ato muajt e tmerrshëm ku bebja rri zgjuar tërë natën sistudentët që mësojnë për provime. Por kësaj here situata është edhe më dramatike.Nuk mund as të dremisësh në 10 të mëngjesit pasi fëmija i parë tëngul sytë dhe të kërkon ushqim dhe të shikojë kukulla në televizor.

6. Do të jesh 110 % më e qetë për çdo gjë.
Ke një javë që s’i ke bërë banjo bebit! Dhe çfarë pastaj? Bebi ka kaluar 1 orë nëkarrocë pa batanije dhe pse koha ka qenë pak fresk? Përderisa s’është zgjuar, do të thotë që nuk ka patur ftohtë. I ra biberoni në tokë? Një e fshirë me dorë, apo një e shpëlarë me ujin që ke në tavolinë është perfekte. (Ju kujtohet sterilizimi i çdo ene të bebes së parë? Epo me të dytin do jeni pak më tolerante)

7. Prindërit e rinj do të të çmendin.
Nuk ka gjë më vuajtëse për një prind me dy fëmijë se një çift që është në pritjetë fëmijës së parë. Sigurisht kjo ishe dhe ti vite më parë po tashmë ka kaluar shumë kohë dhe kur e mendon tani, as ti nuk ishe interesante atë kohë. tanindihesh e tmerruar kur kujton se më parë ke shkruar tre statuse të ndryshëm nëFacebook për të pyetur mbi jastikun më të mirë. Të jesh një prind i kalitur të bën të mençur aq sa të dish se asgjë nuk ka rëndësi por nuk duhet t’ja thuashkëtë atyre që bëhen prindër për herë të parë.

Gjithashtu do të urresh edhe prindërit me 1 fëmijë që ankohen se sa e vështirë dhe sa të lodhur janë nga pagjumësia e që mezi presin të flejë bebi që të flene dhe ata. (Kurse ti nëse të fle njëri bebe me siguri tjetri sapo zgjohet, kështu a nuk do të ishte mirë t’ja fusje një grusht shoqes që po lodhet vetëm me 1 fëmijë ?

8. Fëmija i parë mund t’ju urrejë për pak kohë.
Është e pashmangshme që ju dhe fëmija i dytë të lidheni nga ushqyerja me gjiose biberon. Fëmija i madh mund të ndihet i lënë pas dore dhe të ngjitet mëshumë pas bashkëshortit tuaj duke injoruar ekzistencën tuaj. Ai madje mundt’ju lëndojë por mos u shqetësoni si çdo gjë tjetër dhe kjo do të kalojë. Në këtë mënyrë ai manifeston mungesën tënde.

9. Në asnjë mënyrë s’do të shkosh përsëri në orën e muzikës.
Personi tjetër që e urren klasën e muzikës idiote për fëmijë është fëmija juaj. Pra kujt i intereson nëse njerëzit ju thonë se është e dobishme për trurin e tyretë vogël. Ti s’ke për ta bërë dy herë të njëjtin gabim. Është koha për Beyonce. Jo vetëm që kushton më lirë por është edhe më qejf për ty. Shkëlqe mami!

10. Fëmijët tuaj do të luajnë me njëri tjetrin kur të jenë më të rritur duke jua lehtësuar jetën.
E dini që të gjithë thonë se ekrani është dadoja më e mirë? Epo gënjejnë. Fëmijët e tu janë dadoja më e mirë për njëri-tjetrin. Do të vijë një kohë që ata do të çohen në të njëjtën orë dhe në vend që të të zgjojnë ty do të zgjojnë njëri– tjetrin dhe do të luajnë sëbashku duke ju lejuar ju të flini. Para se të çoheni e frikësuar duke pyetur veten se ç’u bë me ta, qetësohuni. Çdo gjë që ti ke bërë si prind është ndërtimi i këtij momenti magjik. Kjo është fitorja juaj! E meritoni./bordo.al

Artikulli paraprakKëngëtarja shtatzënë ka një problem: Dua të bëj seks por po më humb frymëmarrja shpejt
Artikulli i rradhës Deputetja shqiptare sërish shtatzënë, një mandat një bebe

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.