Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar mbi rezultatet e mostrave të fundit të realizuara me 13 qershor 2020.
Nga rezultatet e analizave, kemi të konfirmuar nga IKSHPK-ja dhe 53 raste të reja me koronavirus në vend shkruan Gazeta Shneta.
Ndër të tjera, thuhet se është dhënë dhe një rekomandim nga IKSHPK drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë që të mbyllen institucionet të cilat kanë raste pozitive me koronavirus.
“Duke pasur parasysh se në javën e fundit kemi rritje të rasteve pozitive që në intensitet krahasohen me mesin e muajit prill dhe kemi raste te punëtorët e organizatave publike, private, posta e Kosovës, KEK, KEDS, Galeri e arteve, institucione bankare, shëndetësore, agjensione, kompani tregtare dhe biznese private, rekomandojmë Ministrinë e Shëndetësisë të mbyllen sektorët ku ka raste pozitive dhe të gjitha rastet pozitive dhe kontaktet e tyre të mbahen në vetizolim dhe bartja e maskave është obligative”, thuhet në njoftim.
https://www.facebook.com/IKSHPK/posts/2817388071722512?__tn__=K-R