Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Të përgatitesh për një shtatzëni të shëndetshme

Këshilla për shtatzëna 02/04/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Madje edhe në momentin para se të përpiqeni të mbeteni shtatzënë, është mirë që të merrni masa parandaluese, të cilat do të ndikojnë pozitivisht në shëndetin e fëmijës tuaj të ardhshëm.  Së pari duhet të filloni të merrni 400 mg acid folik në ditë, shkruan Sistina Baby transmeton Gazeta Shneta.

Acidi folik mund të gjendet tek sallata jeshile, tek frutat agrume, fasulja, ndërkohë që acidi folik mund të merret me anë të tabletave me qëllim për të plotësuar sasitë e kërkuara të acidit folik. Acidi folik ndihmon në parandalimin  e çrregullimeve të fetusit që para shtatzënisë.

Është mirë që të vizitoni doktorin tuaj rregullisht disa muaj para se të mbeteni shtatzënë, në mënyrë që të konsultoheni në lidhje me kryerjen e disa vaksinave të caktuara dhe ekzaminime të cilat do t’ju shërbejnë, të filloni me terapi vitaminash  prenatale si dhe ta kontrolloni gjendjen momentale shëndetësore.

Më pas,  domosdoshmërisht duhet të vizitoni stomatologun tuaj. Stomatologu mund t’ju ndihmojë shumë për të patur një shtatzëni të shëndetshme. Para se të mbeteni shtatzënë, sigurohuni që dhëmbët dhe mishërat tuaj të dhëmbëve të jenë të shëndetshëm.

Kjo është diçka e mirë për shëndetin e fëmijës tuaj si dhe për buzëqeshjen tuaj.  Shtatzënia mund të rrisë rrezikun e sëmundjes së mishërave tuaj të dhëmbëve, dhe kjo gjë mund të rrisë rrezikun e lindjes së parakohëshme.

Përveç të tjerash, mundohuni që të ruani një peshë trupore të shëndetshme. Gratë me një peshë trupore të ulët, mbeten me shumë vështirësi shtatzëna, ndërkohë që gratë me mbipeshë trupore mund të kenë probleme shëndetësore gjatë shtatzënisë siç janë diabeti dhe presioni i lartë i gjakut.

Gjithashtu, mundohuni që kryerja e ushtrimeve t’ju bëhet tashmë një zakon. Nëse ndiheni në formë, do t’a kaloni shumë më lehtë periudhën e shtatzënisë. Ushtrimet e rregullta, përdorimi i biçikletës, vrapi apo noti për 30 minuta në ditë,janë të rekomanduara në periudhën e parashtatzënisë.

Nga ana tjetër, bëni kujdes me sasinë e konsumimit të kafeinës, si dhe ndaloni pirjen e duhanit dhe të alkoolit. Një filxhan kafe në ditë, nuk do ta dëmtojë fetusin tuaj, por gjithësesi, bëni kujdes që të mos e teproni me pirjen e saj.

Pirja e duhanit gjatë shtatzënisë dhe periudhës së paralindjes, rrit rrezikun e lindjes së parakohëshme me një peshë të ulët trupore. Gjëja më e mirë është ta mënjanoni krejtësisht alkoolin nga tryeza juaj, nëse keni vendosur të planifikoni shtatzëni.  Pirja e alkoolit gjatë periudhës së shtatzënisë mund të shkaktojë shumë çrregullime tek fëmija. / Gazeta Shneta

Artikulli paraprakErërat e forta dëmtojnë spitalin rajonal të Pejës
Artikulli i rradhës Neurologjia në QKUK, klinika ku gjejnë vdekjen më së shumti pacientë

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.