Këshilla e radhës nga mamia Razije Musa i’u dedikohet nënave të reja në lidhje me sasinë që duhet konsumuar bebi nga qumështi shtesë.
Para se të filloni që në listën e ushqimit të i shtohet bebit tuaj qumështi shtesë, mamia këshillon që nëse bebi juaj fillon të shtoj peshë dy javë pas lindjes nuk keni nevojë për qumështin shtesë shkruan GazetaShneta.
Mirëpo, nëse medoemos bebi juaj ka nevojë për qumësht shtesë, ateherë mamia Raazije Musa ju këshillon t’i ndiqni disa hapa.
“1. Peshoni beben dhe bëni krahasimin e peshës me moshë
2.Zbrazni gjinjtë me pompë dhe shihni sa mililitra qumësht po i nxjerni, kjo është metodë e saktë për me pa se sa po prodhoni qumësht
Nëse prodhimi i qumështit është i vogel atëherë shtoni sasinë e qumështit formulë jo më shumë se sa i duhet bebes bazuar në peshë dhe moshë.
Nëse e ushqeni beben vetëm me formulë mos e tejkaloni sasinë e paraprarë ga prodhuesi.”, tha ajo.
Tutje në postimin e saj, ajo ka thënë se qumështi shtesë është opsioni i dytë i shëndetshëm pas qumështit të gjirit./GazetaShneta/