Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Teknika frymëmarrjeje për dhimbjet para lindjes

Këshilla për shtatzëna 24/05/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Mbyllni sytë për një moment dhe përqendrohuni tek frymëmarrja juaj. Shikoni sa ritmike është ajo. Mbushuni me frymë e bëni një pushim të shkurtër, para se të nxirrni frymën jashtë.

 Frymënxjerrja duhet të zgjasë gati tre herë më shumë dhe të jetë e thellë si frymëmarrje – deri sa mushkëritë të jenë “bosh”. Kjo arrihet më mirë nëse nxirret fryma duke nxjerrë tinguj, p.sh. nëse artikulohet një A me zë të thellë. Para se të mbusheni përsëri me frymë, bëni përsëri një pushim të shkurtër, transmeton Gazeta Shneta.

Gjatë dhimbjeve është e rëndësishme që frymëmarrja të qëndrojë e njëtrajtshme. Duhet të përpiqeni të shmangni që frymëmarrja gjatë dhimbjeve shumë të forta të bëhet sipërfaqësore, jo e thellë. Përpiquni të merrni frymë me hundë e ta nxirrni me gojë. Goja duhet të qëndrojë e lirë dhe e qetë ndërsa nxirrni frymën. Gjatë dhimbjeve pini pak ujë që të mos thahet goja.

Nuk është dhe aq e thjeshtë të merret frymë rregullisht dhe gjatë frymënxjerrjes të qetësohesh, kur ndihen dhimbje të forta, kur je e lodhur dhe ke ndjesinë se dhimbjet zgjatën përjetësisht.

Në fazën e dytë të dhimbjeve (faza e lindjes) është momenti për të sjellë fëmijën në jetë.

Do të ishte më mirë nëse merrni frymë thellë menjëherë sa fillojnë dhimbjet dhe gjatë shtytjes, të nxirrni frymën ngadalë me një ffffff: kjo lehtëson. Në këtë mënyrë lehtësoni edhe fytin dhe mbani një ritëm të shëndetshëm të frymëmarrjes, që nga ana e vet e bën më efektive shtytjen. Nuk është ide e mirë që të mbani frymën dhe të shtyni sa më shumë që të jetë e mundur. Kështu i hiqni oksigjenin si vetes ashtu edhe bebit si dhe lodheni më shpejt. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakMungesë barnash në spitale, ankohen pacientët
Artikulli i rradhës Në QKUK pritje të gjata për një kontroll

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.