Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Teknologjia po rritë fëmijë me duar të brishta

Këshilla për shtatzëna 26/06/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Studiuesit thonë se fëmijët që përdorin shumë teknologji kanë filluar të shfaqin shenja paaftësie fizike në shkollë, aq sa nuk po munden ta mbajnë fortë lapsin për të shkruar apo gërshërët për të prerë një letër.

Telefonat e mençur dhe tabletat janë shndërruar në “dado” të përshtatshme për fëmijët e mërzitur, transmeton GazetaShneta.

Por këto mjete mund të parandalojnë zhvillimin e këtyre fëmijëve dhe të ndikojnë negativisht në uljen e forcës që atyre u duhet për të kryer disa aktivitete të thjeshta siç është mbajtja e lapsit; një aktivitet i tillë për fëmijët e gjeneratave të mëparshme nuk vihej në pyetje.

Një rishikim i ri nga Fondacioni “Heart of England Foundation” raporton se fëmijët po vijnë në klasa të papërgatitur për shkrim ose për aktivitete të tjera që kërkojnë forcë të muskujve të gishtit.

Mjekët pediatrikë britanikë që qëndrojnë pas këtij raporti po fajësojnë teknologjinë – dhe mungesa e aktiviteteve tradicionale që shpesh bëjnë fëmijët e vegjël, siç janë loja krijimi i byzylykëve, ngjyrosje dhe zbavitje të tjera.

“Fëmijët që vijnë në shkollë po u jepet një laps, por gjithnjë e më shumë nuk janë në gjendje ta mbajnë atë, sepse ata nuk kanë aftësi themelore të lëvizjes”, thotë Sally Payne, PhD, terapiste profesionale në këtë Fondacion.

Në raportin e tyre, organizata shëndetësore britanike tregoi historinë e 6-vjeçarit Patrick, një djalosh i ri britanik që hyri në shkollën fillore pa forcën e muskujve në duart e tij për të mbajtur një laps.

E ëma, Laura, fajëson sasinë e kohës që ia kishte lejuar djait të saj që ta përdorte teknologjinë ose më saktë telefonin.

“Tash po reflektoj se sa herë ia kam dhënë atij telefonin në vend të lodrave tradicionale. Nga shkolla më kanë njoftuar për shqetësimet e tyre rreth Patrick-ut. Ai po mbante lapsin e tij në një formë të çrregullt, ashtu siç shpellarët mbanin shkopinjtë. Ai thjesht nuk mund ta mbante lapsin fort andaj edhe nuk është mësuar të shkruajë”, ka thënë e ëma.

Pas gjashtë muajve të trajtimit me një terapist profesionist, Patrick ka arritur të zë fëmijët e tjerë moshën e tij në aftësitë e koordinimit të dorës.

Sipas studiuseve një gjendje e tillë ka ardhur për shkak se gjenerata e prindërve të tanishëm janë të ashtuquajturit Milenialë, të cilët janë rritur po ashtu të rrethuar nga teknologjia por jo aq sa fëmijët e tyre, po që kjo gjë i bën të mendojnë se fëmijët nuk janë edhe aq të prekur nga ky zhvillim. Andaj rrjedhimisht nuk e shohin edhe si problematikë përderisa nuk marrin ndonjë sygjerim për të kundëtën nga mjeku.

Rekomandohet që këta prind të fillojnë të vënë rregulla strikte sa i përket përdorimit të telefonave dhe pajisjeve tjera për lojë./GazetaShneta/

 

 

 

Artikulli paraprakMinistria e Shëndetësisë: Në veri ka barna të mjaftueshme
Artikulli i rradhës Sara në Maldive publikon një fotografi duke mbajtur barkun e rrumbullakosur

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.