Rreth 1% e popullsisë globale ka hipertension pulmonar, i cili aktualisht nuk ka shërim.
Gjendja është më e zakonshme tek femrat dhe shkencëtarët besojnë se mund të jetë për shkak të hormonit estrogjen, shkruan burimi Medical News Today përcjell Gazeta Shneta.
Tani, studiuesit nga Kolegji i Mjekësisë në Universitetin e Arizonës, Tucson, raportojnë gjatë një prezantimi në Konferencën Ndërkombëtare të Shoqatës Amerikane Torakale 2024 se terapia e zëvendësimit të hormoneve (HRT) mund të përmirësojë simptomat e hipertensionit pulmonar tek femrat.
Gjetjet nuk janë publikuar ende në një revistë shkencore të rishikuar nga kolegët. /Gazeta Shneta/


