Testet e gjakut mund të konfirmojnë shtatzëninë duke zbuluar praninë e hormonit hCG (gonadotropina korionike humane).
Këto teste janë më të ndjeshme se testet e urinës dhe mund ta konfirmojnë shtatzëninë që në ditën e nëntë pas konceptimit, shkruan Very Well Family, përcjell Gazeta Shneta.
Ekzistojnë dy lloje kryesore:
Testi cilësor, që tregon nëse jeni ose jo shtatzënë.
Testi sasior (beta-hCG), që mat nivelin e saktë të hCG në gjak dhe përdoret për të ndjekur zhvillimin e shtatzënisë apo për të identifikuar komplikime të mundshme.
Testet e urinës janë po aq të sakta (rreth 99%) nëse përdoren në kohën e duhur. Megjithatë, testet e gjakut mund të zbulojnë më herët shtatzëninë dhe përdoren shpesh në rastet e dyshimit për infertilitet apo abort.
Një rezultat negativ i rremë mund të ndodhë nëse testi merret shumë herët apo kur urina është shumë e holluar. Rezultatet pozitive të rreme janë më të rralla, por mund të shkaktohen nga përdorimi i medikamenteve që përmbajnë hCG, transfuzione, probleme me veshkat ose prani të antitrupave të caktuar në gjak.
Testet e gjakut mund të kërkojnë më shumë kohë për përpunim. Nëse dyshoni në rezultatet, konsultohuni me mjekun për testime shtesë. /Gazeta Shneta/


