Një test i shtatzanisë së gjakut mund të konfirmojë një shtatëzani duke kontrolluar gjakun tuaj për praninë e hormonit të shtatzënisë, gonadotropin korionik njerëzor.
Ekzistojnë dy lloje të testeve të shtatzanisë së gjakut shkruan VeryWellFamily. Një test cilësor i hormonit gondadotropin kontrollon thjesht nëse a është i pranishëm, dhe një provë sasiore e këtij hormone (beta hCG) mat sasinë e saktë të hormonit gonadotropik në gjakun tuaj.
Testet e shtatzënisë së gjakut do të japin një rezultat pozitiv nëse zbulojnë 5 mIU (mil- Njësi Ndërkombëtare për mililitër) të hormonit hCG në gjak përcjell Gazeta Shneta. Ky nivel zakonisht shihet menjëherë pas konceptimit.
Për të mësuar më shumë për komplikimet në shtatzëni Klikoni KËTU.
Një test i shtatzanisë së gjakut mund të konfirmojë një shtatëzani më herët se 10 ditë pas një periudhe të humbur (rreth 6-8 ditë pasi të keni ovuluar) dhe ndonjëherë, këto teste mund të zbulojnë hormonin e shtatëzanise edhe më herët.
Testet e shtatzanisë së gjakut kanë një shkallë saktësie 98-99%. Këto teste mund të kryhen rreth shtatë ditë pasi të keni ovuluar (e cila është rreth një javë para se periudha juaj të ndalet) dhe akoma japin rezultate të sakta. /Gazeta Shneta /