Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Testi D-dimer efikas për të përjashtuar embolitë pulmonare në pacientët më COVID-19

Jetë 27/10/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një test gjaku ekzaminues i vërtetuar fillimisht te pacientët e sëmurë rëndë pa COVID-19 është ende i dobishëm klinikisht për të përjashtuar emboli pulmonare në pacientët e shtruar në spital me koronavirus, raporton një ekip hulumtues i fushës së mjekësisë në University of South Florida Health (USF Health).

Hulumtuesi kryesor Dr. Asa Oxner dhe kolegët publikuan një studim diagnostik në JAMA NetWork Open, duke hetuar efektshmërinë e testit D-dimerit për të përjashtuar embolinë pulmonare në pacientët e shtruar në spital me COVID-19 përcjell Gazeta Shneta.

Mjekët që dyshojnë për emboli pulmonare mbështeten në mënyrë rutinore në kontrollin e gjerë të disponueshëm të D-dimerit për të përjashtuar çrregullimin potencialisht kërcënues të koagulimit të gjakut – më së shpeshti në pacientët kirurgjikë të imobilizuar për periudha të gjata dhe pacientët e shtruar në njësitë e kujdesit intensiv.

D-dimer është një test i thjeshtë gjaku që mat fragmentet proteinike të mpiksjes së gjakut që ‘notojnë’ në qarkullimin e gjakut. Nivelet e D-dimerit, normalisht të pazbulueshme ose të dallueshme në nivele shumë të ulëta, rriten ndjeshëm kur trupi pëson mpiksje.

“Studimi ynë zbuloi se klinicistët mund të ndihen të sigurt duke interpretuar nivelet e D-dimerit njësoj si në çdo pacient tjetër; ne nuk kemi nevojë për një vlerë të veçantë (të ndryshme) për pacientët me COVID,” tha Dr. Oxner.

Pra në pacientët e shtruar në spital me COVID, ne mund të përjashtojmë siç duhet një emboli pulmonare nëse nivelet e d-dimerit janë të ulëta.”

Embolitë pulmonare ndodhin kur mpiksjet e gjakut që formohen në një pjesë tjetër të trupit (shpesh në këmbë), udhëtojnë përmes qarkullimit të gjakut dhe vendosen në enët e gjakut të mushkërive, duke ulur rrjedhën e gjakut dhe duke shkaktuar nivele të ulëta të oksigjenit.

Hulumtimet tregojnë se pacientët me COVID-19 kanë tre deri në dhjetë herë më shumë gjasa për të zhvilluar emboli pulmonare sesa pacientët e tjerë të shtruar në spital, tha Dr. Oxner.

Një test negativ D-dimer (ai që përjashton embolinë pulmonare) mund t’i ndihmojë pacientët të shmangin testet diagnostike më të shtrenjta, invazive, si një angiogramë pulmonar me tomografi të kompjuterizuar ose CTPA. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakZvicra autorizon dozën përforcuese COVID për grup-moshat mbi 65 vjeç
Artikulli i rradhës Italia ka të ngjarë të ofrojë doza përforcuese anti-COVID për të gjithë popullsinë

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.