Zvicra autorizoi të martën vaksinat përforcuese të COVID-19 për moshat mbi 65 vjeç.
Autoriteti rregullator ‘Swissmedic’ tha se doza përforcuese do të jetë një vaksinë Pfizer/BioNTech, ose një gjysmë doze e vaksinës Moderna, shkruan MedicalxPress përcjell Gazeta Shneta.
“Njerëzit me rrezik veçanërisht të lartë mund të marrin një dozë përforcuese të një vaksine në mënyrë që të mbeten të mbrojtur në formë adekuate kundër episodeve të rënda të COVID-19,” tha agjencia.
Një dozë e tretë tashmë rekomandohet për njerëzit me sistem imunitar të dobësuar. Mund t’u jepet personave me imunitet të kompromentuar pas të paktën 28 ditësh.
Nga ana tjetër, Ministria e Shëndetësisë në Zvicër, tha se tani rekomandojnë një vaksinë përforcuese për të gjithë personat e moshës mbi 65 vjeç, me dozën e tretë që do të fillojë në mes të muajit nëntor.
“Mbulimi dukshëm më i lartë i imunizimit është i nevojshëm për të siguruar vaksinim të mjaftueshëm të popullatës, për t’i mbrojtur ata nga format e rënda të sëmundjes dhe për të parandaluar mbingarkimin e sistemit shëndetësor”. /Gazeta Shneta/