Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Testimi i glukozës, mundësia për diabetin gestacional në kohën e shtatzënisë nëntë mujore

Këshilla për shtatzëna 01/03/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
diabeti gestacional
""
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Diabeti gestacional, është një tip i diabeti që shfaqet gjatë shtatzënisë. Ndodh kur trupi juaj nuk është në gjendje të prodhojë mjaftueshëm insulinë për të mbajtur sasinë e glukozës (sheqerit) në gjak në nivelet e duhura.

Ky diabet i patrajtuar, rrit gjasat për të pasur një fëmijë më të madh në peshë dhe shoqërohet me komplikime të lindjes, si dhe me rreziqe shëndetësore për të porsalindurin (p.sh, preeklampsi, distocia e shpatullave), shkruan Pregnancy Info.ca përcjell Gazeta Shneta.

Pse është e rëndësishme të kontrolloheni për diabetin gestacional?

Të gjitha grave shtatzëna duhet t’u ofrohet depistimi i glukozës në gjak për diabetin gestacional ndërmjet javës 24 dhe 28 të shtatzënisë.

Nëse keni faktorë rreziku për diabetin gestacional, do të testoheni më herët gjatë shtatzënisë. Këta faktorë rreziku përfshijnë:

– Të jesh përtej moshës 35 vjeçe;

– Obeziteti;

– Historia familjare e diabetit;

– Sindroma e vezores policistike;

Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë KLIKO KËTU.

– Përdorimi i kortikosteroideve gjatë shtatzënisë;

– Shtatzënia e mëparshme me diabet gestacional;

– Lindja e mëparshme e një fëmije më të madh se 4000 g.

Çfarë përfshin testi i glukozës në gjak?

Të gjitha grave shtatzëna u ofrohet ky test depistues ndërmjet javës 24-28 të shtatzënisë. Kur janë të pranishëm faktorë të tjerë rreziku, si obeziteti, testi mund të ofrohet më herët dhe më pas të përsëritet nëse fillimisht është normal.

Testi i shqyrtimit për diabetin gestacional quhet një “sfidë e glukozës”, e cila synon të shohë se si trupi juaj po i trajton sheqernat.

Matja bëhet 1 orë pasi keni konsumuar një pije me glukozë. Ky test mund të kryhet në çdo kohë të ditës pasi nuk është test agjërimi.

Nëse sheqeri në gjak është normal pas sfidës, nuk do të keni nevojë për më testime. Nëse është i lartë, do të keni një test të dytë. Ky test bëhet në mëngjes ndërsa jeni agjërues dhe do t’ju kërkojë të mos hani para testit. Nëse glukoza juaj është më e lartë se vlerat specifike të ndërprerjes, kjo do të thotë që keni diabetin gestacional. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakEkografia rutinë e marrjes së imazheve të para të bebit tuaj: Roli i ultratingullit në shtatzëni?
Artikulli i rradhës Faktori Rh në shtatzëni: Ҫfarë ndodhë nëse nëna është Rh-negative, ndërsa foshnja Rh-pozitive?

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.