Kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi ka njoftuar sot se ka shpallur tre ditë zie për tragjedinë e ndodhur mbrëmë ku mbetën të vdekur dhjetra pacient pas shpërthimit të zjarrit në spitalin modular Covid në Spitalin e Tetovës.
Arifi nuk ka dhënë detaje tjera duke thënë se po presin konfirmimin zyrtar për numrin e viktimave, ndërsa ju ka shprehur ngushëllime familjarëve. Ajo ka thënë se do të ndahen mjete financiare në ndihmë të familjeve, shkruan Gazeta Shneta.
Në anën tjetër Ministria e Shëndetësisë është arsyetuar duke thënë se spitalet modulare të ngritura në Maqedoninë Veriore për Covid-19 janë të sigurta dhe të standarteve më të larta.
Reagimi i MSH-së vjen pas ngritjes së dyshimeve mbi sigurinë e pacientëve të trajtuar në këto spitale. Ky institucion ka thënë se janë ngritur gjithsej 19 spitale modulare dhe të gjithëve iu është bërë pranimi i rregullt teknik pas përmirësimit të të gjitha vërejtjeve. /Gazeta Shneta/