Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka folur për herë të parë publikisht për problemin shëndetësorë që e kishte para disa ditësh, për çka u detyrua t’i nënshtrohej një intervenimi në QKUK.
“Kam pasur gurë në veshkë, dhimbje shumë të mëdha. Falënderoj mjekët, të gjithë stafin e klinikës për kujdesin maksimal që kanë treguar ndaj meje”, ka deklaruar Thaçi në Rubikon në Klan Kosova.
Thaçi iu nënshtrua një intervenimi endourologjik në Klinikën e Urologjisë në QKUK, ku ekipi i mjekëve i përbërë nga Dr. Sabit Mehmeti, Dr. Bashkim Gllareva dhe Dr. Fahredin Veselaj, anestezion Dr. Nehat Baftiu, arritën me sukses t’ia heqin gurët nga veshka. /Gazeta Shneta/