Fiona e vogël, kundërshton shanset pasi mjekët u thanë prindërve të saj që ajo nuk do të mbijetonte pas lindjes.
Një nënë nga Iowa, të cilës ju dha lajmi se bebja e saj nuk do të mbijetonte gjatë lindjes, tani po feston dy javorin e lindjes me fëmijë shkruan Parents.
Dhe vogëlushja Fiona Grace ka një të ardhme të ndritshme përpara saj, përkundër parashikimit të rëndë që nëna e saj Autmn Dunn ju dha gjatë shtatëzanisë përcjell Gazeta Shneta.
“Ne shkuam duke menduar se do të duhet të planifikonim funeralin e saj,dhe se duhet ta sjellim atë në shtëpi,….por tani ajo është e shëndetshme,” i tha Dunn Quad Cities, stacioni i lajmeve Fox 6 .
Odisea e dhimbshme e Dunn filloi kur, herët në shtatzëninë e saj, mjekët e informuan atë që vajza e saj e vogël kishte “Holoprosencephaly Semilobar”, një anomali e trurit.
Ajo shpjegon atë që mjekët i thanë asaj deri në fund të shtatzënisë: “Një nga vizitat e fundit, kishte lëng në trurin e saj dhe … një pjesë e trurit të saj thjesht mungonte për shkak të saj”.
Ajo gjithashtu tha se nëse vajza e saj do të lindte, gjatë lindjes do të ndalej zemran e saj.
Dunn iu dha mundësia të ndërpresë shtatzëninë, por as nuk e konsideronte atë rast.
Kur ajo lindi më në fund, Fiona lëshoi një zë të lart, dhe Dunn thotë se e dinte në zemrën e saj që vajza e saj e vogël do të ishte në rregull.
Fiona duhej t’i nënshtrohej operacionit për të kulluar një kist në trurin e saj dhe mund të verbohej si rezultat i kist një ditë. Por ajo është e gjallë, dhe në krahët e mamasë së saj./Gazeta Shneta/