Për një fëmijë, festat janë ditët më magjike të vitit. Shkenca thotë se lodrat kanë efekt të kundërt mbi ta dhe vjedh ata nga përvoja imagjinare që duhet të marrin.
Loja është pjesë thelbësore e jetës së një fëmije. Përmes lojës, fëmijët zhvillojnë aftësi njohëse, fizike, sociale dhe emocionale që ata mbartin me vete në moshën e rritur, transemton Gazeta Shneta.
Nëpërmjet lojërave fizike, fëmijët e vegjël fitojnë bashkërendim të të gjithë trupit si dhe ndërtojnë forcë dhe qëndrueshmëri.
Të luash me objekte shoqërohet me kreativitet dhe zgjidhje të problemeve. Shpesh, kur fëmijët janë duke luajtur me objekte, ata po krijojnë një histori në mendjet e tyre, veçanërisht kur ata po krijojnë ose ndërtojnë diçka.
Në këtë lloj loje, fëmijët vendosin qëllime dhe sfida për vetën e tyre dhe për këtë arsye rrisin aftësitë e tyre njohëse.
Por, sipas studimeve, lumturia rrjedh nga përvoja e jo nga objektet. Përvojat nxisin nivele më të mëdha mirënjohjeje sesa pasuritë materiale dhe kjo vlen edhe për fëmijët tuaj.
Sipas tyre, përvojat kanë më shumë të ngjarë të krijojnë një vlersëim më të madh të rrethanave dhe shkaktojnë më pak krahasime sociale sesa pasuritë materiale. /GazetaShneta/