T’i kesh 3 fëmijë është mjaft stresuese, ja çfarë thotë studimi

2020-07-27 në ora 22:34

Fëmijët! Ata sigurisht sjellin gëzime për një familje. Të adhurueshëm dhe të shkëlqyeshëm janë kur janë bebe, hapat e lezetshlm dhe puthjet e buta që kanë.

Por, sondazhi thotë se të kesh tre fëmijë është shumë stresuese, transmeton Gazeta Shneta.

Një studim i 7000 nënave tregoi se të kesh katër fëmijë konsiderohej diçka si një numër magjik dhe nënat me katër ose më shumë fëmijë kishin nivele më të ulëta të stresit.

Por, gjithashtu në nivelin e stresit ndikonin edhe faza e fëmijës që kalonte dhe moshës së prindit. Çdo familje është e ndryshme dhe çdo fëmijë është i ndryshëm. Ka shumë faktorë që kontribuojnë në nivelet e stresit të prindërve, përfshirë shqetësimet për shëndetin ose zhvillimin, kushtet socio-ekonomike dhe çështjet e marrdhënieve.

Burri nuk është shumicën e kohës në shtëpi dhe kur keni tre fëmijë është e vështirë që vetëm ju si nënë të mirreni me ta gjithë kohën.

Kur shkoni në pushime shumica e dhomave kanë vend për katër persona apo dy fëmijë dhe dy prindër dhe është e vështirë të gjindeni edhe në këto situata dhe shpesh mendoni që familja 5 anëtarëshe nuk është më familje.

Gjithashtu, dy fëmijëve më të rritur mund t’u pëlqej të luajnë diçka tjetër dhe dy fëmijëve të tjerë diçka tjetër edhe kjo mund të jetë stresuese.

Fëmijët nuk koordinojnë gjumin e natës. Njëri zgjohet sepse kishte parë një ëndërr të keqe, tjetri zgjodhet sepse ka dhimbje dhe më pas dikush zgjohet dhe kërkon diçka për të pirë.

Krejt në fund, secili fëmijë ka kërkesat e veta dhe secili fëmijë dëshiron të dëgjohet. Prandaj, me tre fëmijëdo të keni edhe më shumë zhurmë. /GazetaShneta/