Plot 243 teste janë kryer sot në Institutin e Shëndetësisë Publike të Kosovës.
E, lajmi i mirë është që vetëm shtatë nga to kanë rezultuar pozitive me COVID-19, shkruan Gazeta Shneta.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, njofton poashstu se janë 22 qytetarë që tashmë janë shëruar nga COVID-19.
” Sot nga 243 testime, kemi 22 bashkëqytetarë të shëruar dhe 7 raste pozitive me COVID-19. Dita e katërt me radhë që i kemi këto rezultate pozitve të cilat lidhen me punën, angazhimin dhe respektimin e rregullave”, shkruhet në njoftimin e Vitisë. /Gazeta Shneta/
Ndërkohë, informatat e plota i gjeni në faqen e IKSHPK’së si më poshtë: