Skandali me ushqimet që konsumojmë vijon të zgjerohet çdo ditë, teksa janë qytetarët ata të cilët bëjnë denoncimet e tyre të përditshme.
Por pas mishit dhe pulave të kalbura nga Brazili, lëngjeve me esencë, tashmë janë frutat që bëhen pjesë e skandalit.
Një qytetar ka denoncuar rastin e një luleshtrydheje në Tiranë, e cila të çudit se si mund të jetë e mbuluar me gjethe në brendësi të saj. Për të mos folur më pas për cilësinë dhe vendi se nga ku mund të jetë importuar.
Por duket se rreziku më i madh që po vret shqiptarët dita-ditës, vijon të mbetet ushqimi jashtë çdo standardi dhe kontrolli.