Një grua 62 vjeçare nga kryeqyteti spanjoll Madridi solli në jetë një vajzë të shëndetshme, dhe i inkurajon femrat që janë në moshën e saj që ta kopjojnë atë nëse kanë dëshirë.
Lina Alvarez u largua nga spitali Lucus Augusti në qytetin e Lugos të martën me fëmijën e saj të tretë në duar, duke shprehur se ndihet për mrekulli.
Ajo tha se foshnja Lina, e lindur me 10 tetor është me shëndet të plotë. Lina që peshonte 2.4 kilogramë në lindje, erdhi në jetë me anë të prerjes cezariane.
Fëmija i parë i Alvarez, tani 27 vjeç kishte lindur me paralizë cerebrale. Fëmija i dytë i saj tani ka mbushur 10 vjet. 2 shtatzënësitë e saj të fundit ishin me anë të fekondimit artificial.
Alvarez, një doktoreshë tha se femrat që janë në gjendje të kenë fëmijë në vitet më të vonshme të tyre nuk duhet frikuar që ta bëjnë atë, duke shtuar se natyra duhet të vendosë e jo gjinekologu.