Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Trajtimi i diabetit në shtatzëni: Metformina, një alternativë e besueshme

Këshilla për shtatzëna 03/11/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Studiuesit kanë konfirmuar se ilaçi oral për diabet, metformina, është po aq i sigurt për gratë shtatzëna dhe fëmijët e tyre, sa insulina, sipas një studimi të ri që gjurmoi 10,117 çifte fëmijë-nëna deri në 11 vite pas lindjes.

Metformina dhe insulina mund të përdoren edhe së bashku për të ndihmuar gratë me diabet të tipit 2 ose diabet gestacional të menaxhojnë nivelet e glukozës gjatë shtatzënisë, shkruan Medical News Today përcjell Gazeta Shneta.

Ky hulumtim, i paraqitur në takimin vjetor ENDO 24 të Shoqatës Endokrine, vlerësoi efektet afatgjata të metforminës, duke përfshirë sigurinë e fëmijëve dhe nënave deri 11 vjet pas lindjes.

Metformina përdoret për më shumë se 60 vjet globalisht, duke përfshirë gratë shtatzëna, dhe konsiderohet më e thjeshtë se insulina, e cila kërkon injeksione të shumta ditore, monitorim të karbohidrateve dhe rregullime të shpeshta, si dhe mund të shkaktojë shtim në peshë. Metformina, si pilulë që merret dy deri tre herë në ditë, ka më pak efekt të tillë dhe nuk shkakton hipoglicemi.

Ndërsa studime të mëparshme gjurmuan vetëm shëndetin e fëmijëve deri në pesë vjet pas lindjes, ky studim ofron të dhëna më të gjata mbi sigurinë e ilaçit.

Ndërkohë që barnat moderne GLP-1, si Ozempic, nuk janë miratuar për përdorim gjatë shtatzënisë, metformina dhe insulina mbeten opsionet kryesore të sigurt për menaxhimin e diabetit në këtë periudhë të ndjeshme.

Rezultatet theksojnë se metformina është një alternativë e thjeshtë, e efektshme dhe e sigurt për nënat dhe fëmijët e tyre. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakKushtetuesja rrëzon Qeverinë, Veliaj rikthehet si kryetar Bashkie i Tiranës
Artikulli i rradhës PDK e para në renditje me më shumë vota dhe ulëse në asamble

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.