Brenda mureve të klinikave në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dëgjohen ‘zëra të heshtura’ e lutje të grave të prekura me kancer në gji.
Gratë e prekura nga kanceri në gji përgjatë mjekimit të kësaj sëmundje përballen me sfida që ndonjëherë për to duken të papërballueshme.
Operimi i gjinjëve, rënja e flokëve e imuniteti i dobët – për shkak të terapive të cilat parandalojnë avansimin e sëmundjes mbeten disa nga sfidat më të rënda të grave me kancer në gji.
Përveç pacienteve, trajtimi i rasteve me kancer mbetet sfidues edhe per personelin shëndetësor të cilët ofrojnë shërbime për pacientët që nga dita e parë e diagnostifikimit e deri në përfundimin e të gjitha terapive – të nevojshme për shërimin e kësaj sëmundje.
‘Kirurgjia mbretëresh e mjekësisë’
“Po të kthehesha edhe njëherë, përsëri do të zgjedhja kirurgjin”, thotë specialisti i kirurgjisë, Nazmi Kolgeci.
Ai që nga viti 2005 është në shërbim të mijëra pacienteve me kancer të gjirit, dhe jo vetëm në Klinikën e Kirurgjisë Torakale në QKUK.
Specialisti i Kirurgjisë teksa flet për punën e tij shumë vjeçare thotë se puna e kirurgut është e ngjashme me atë të aktorit, pasi që, para pacientëve të diagnostifikuar me kancer duhet të sillet më ndryshe në mënyrë që sjelljet e tij të mos ndikojnë negativisht në aspektin mental të pacientëve.
Pavarësisht punës së tij shumë vjeçare e trajtimit të shumë rasteve specialisti thotë se ka raste kur preket shumë pasi që e ka të vështirë të shoh pacientë të cilët vuajnë, “nuk mundesh me qenë i gëzuar kur e sheh që pacientja është më kancer në gji”.
“Kirurgu e jep prej vetës maksimumin për secilin pacient mandej ecuria e sëmundjes, në këtë rast kancerit të gjirit është individuale, sëmundja e kancerit të gjirit është sëmundje që kur trajtohet me kohë, pavarësisht që është sëmundja më e përhapur që paraqitet tek gratë, është sëmundje e shërueshme nëse identifikohet me kohë”, sqaron ai ndërsa rithekeson se më të rënda janë rastet kur pacientja është në moshë të re dhe sëmundja është identifikuar vonë dhe ka filluar të avansohet.

Foto:Gazeta Shneta
Drejtori i Klinikës së Kirurgjisë Torakale kërkon nga të gjitha gratë të kontrollohet tek mjeku pasi që sipas tij, diagnostifikimi me kohë i kancerit në gji mund të shërohet plotësisht.
Egzistojnë dy lloje të kancerit në gji. Kanceri Lubulues apo i shfaqur në pjesën ku prodhohet qumshti dhe kanceri Tubulus i cili shfaqet në pjesën ku bartet qumshti.
Kanceret ndahen në invaziv dhe jo – invaziv, sipas specialistit të kirurgjisë, kanceret invazive janë më të rrezikshëm. Kanceri i gjirit në shumicën e rasteve është trashëgues.
Rastet e reja të kanceri në gji janë rritur gjatë këtij vitit nëse krahasojm me vitin paraprak. 350 raste të reja me kancer në gji janë regjistruar gjatë vitit të kaluar, ndërsa nga janari i këtij viti deri në muajin gusht janë 250 raste të tilla, nëse vazhdon të rriten rastet me karcinom në gji, statistikat janë më të larta se vitin e kaluar.
Rastet me kancer trajtohet edhe në Klinikën e Onkologjisë, e vetmja klinikë në Kosovë e cila trajton raste me kancer.
Personeli brenda kësaj klinike përkujdesen për të gjithë pacientët të cilët janë të prekur me kancer.
Që nga vitit 2012 raste me kancer është duke trajtuar edhe specialisti i onkologjisë, Faton Sermaxhaj.
Punën në Onkologji ai e konsideron sfiduese, duke pasur parasysh trajtimet që duhet t’i marrë një pacientë i prekur me kancer.
“Eksperienca në Onkologji nuk është e lehtë krahas angazhimeve profesionale, përshkrimit të terapisë, diagnozës ne duhet të merremi edhe me pjesën psikilogjike të pacientit. Është një eksperiencë pak më ndryshe por do e quaja eksperiencë të mirë. Nëse do të kthehesha do e zgjidhja prap këtë punë”, thotë ai për Gazetën Shneta.

Foto:Gazeta Shneta
Rritjen e rasteve me kancer në gji e konsideron shqetësuese mirëpo në të njejtën kohë sqaron se një gjë e tillë ka edhe anën e saj pozitive, pasi që kjo tregon se gratë janë duke u përkujdesur për shëndetin e tyre dhe janë duke bërë kontrolla më të shpeshta dhe se diagnostifikimi i kancerit me kohë është duke ndikuar mirë tek pacientet të cilat janë duke u shëruar.
“Karakteristikë e kësaj sëmundje janë moshat e shtyra në Kosovë”, thotë specilisti.
Gjatë 10 viteve punë në Onkologji ai sqaron se ka trajtuar me mijëra raste të kancerit në gji, ndërsa shprehet se ka momente ku është prekur emocionalisht pasi që gjendja e disa pacienteve ka qenë e rëndë.
Përveç onkologëve e kirurgëve me raste të kancerit në gji, dhe jo vetëm, merret edhe Radioterapeutja, Gazmore Bardhi Morina.
Në mes të ndjenjave të përziera, të dhimbjes e krenarisë, për të shërbyer pacientet e prekura me kancer në gji, Radioterapeutja thotë se trajtimi i këtyre rasteve nuk është i lehtë madje ajo e konsideron shumë sfidues.
“Është sëmundje qe shkakton stres ankth the mbi te gjitha shqetesim. Në një anë është shumë e dhimshme në anën tjetër është një lloj kënaqësie se ju e shihni që po bënë diçka të mirë për këta pacientë”- shprehet ajo.
Radioterapia ështe rrezatim – i cili në rastet e grave me kancer ne gji, gratë i nënshtrohen rrazatimit në pjesën e gjirit të prekur nga kanceri.
Sipas, Radioterapeutës, qëllimi i radioterapisë është “shërues, parandalues, paliativ dhe simptomatik”.
“Radioterapia gjithmonë realizohet mbi bazën e një teknike të planifikuar me kujdes për të minimizuar dozën në indin e shëndosh se qëllimi i radioterapisë është të dërgoj një dozë të lartë rrezatimi në targat. Doza e rrezatimit duhet të shpërndahet në mënyrë homogjene në të gjithë gjirin”, sqaron Bardhi – Morina, e cila tash e pesë vite trajton raste me kancer.

Foto:Gazeta Shneta
Ajo kërkon nga të gjitha grat dhe vajzat që të kontrollohen tek mjeku pasi që sa më herët të zbulohet sëmundja aq më të mëdha janë shanset për shërim të plotë.

Foto:Gazeta Shneta

Foto:Gazeta Shneta
Mungesë e hapësirës dhe stafit
Objekti i Klinikës së Onkologjisë është i vetmi vend në Kosovë në të cilën ofrohen shërbimet për pacientët me kancer.
Ndonëse është ‘streha’ e vetme për këtë kategori të pacientëve, mungesat janë të theksuara, duke filluar nga mungesa e hapësirave, personelit dhe barnave e materialeve.
Shqetësues është fakti kur pacientëve të prekur nga kjo sëmundje që shumë shpesh mund të rezultojë me fatalitet Ministria e Shëndetësisë nuk arrinë t’i siguroj barna të mjaftueshme. Pacientët detyrohet të blejnë me mijëra euro barna pasi që ato mungojnë në Onkologji e përdorimi i tyre është jetik.
Për specialistin e onkologjisë, Faton Sermaxhaj, është shumë i vështir momenti kur detyrohet t’i tregoj pacientët se kanë mungesë të barnave të cilët vet ai i tregon se duhet t’i përdorë.
Madje ai thotë se ka raste kur pacientët të cilët nuk kanë mundësi t’i sigurojnë barnat duhet të kthehen në shtëpi, pa e marrë trajtimin.
“Ballafaqimi me mungesë të ilaçeve është e rënde edhe për pacientët por edhe për personelin. Ne jemi vija e parë që ballafaqohemi me pacientët, ne duhet t’i themi pacientit që nuk kemi barna. Aty lind problemi, disa pacientë kanë mundësi me i siguri barnat, por edhe ata që i sigurojnë vet duhet të paguajnë një kosto shumë të lartë. Pacientët të cilët nuk mund t’i sigurojnë barnat kthehen në shtëpi pa u trajtuar”, tregon i shqetësuar ai.

Foto: Gazeta Shneta
Sermaxhaj sqaron se aktualisht janë mirë të furnizuar megjithatë nëse furnizimet nuk bëhen herë pas here nga Ministria e Shëndetësisë rrezikojnë të mbesin pa barna.
Mungesa e ilaçeve nuk është problemi i vetëm në këtë klinikë. Onkologjia ka mungesë edhe të hapësirave e një gjë e tillë ndikon direkt tek ofrimi i shërbimeve të pacientëve me kancer.
“Duke pasur parasysh që numri i pacientëve çdo ditë po rritet për konsulta e terapi ashtu siç shihet këto kapacietet edhe për një kohë nuk do të mjaftojnë edhe tash nuk janë të mjaftueshmë por për njëkohë të shkurtët situata do të jetë e padurueshme”- bënë të ditur onkologu.
Përveç specialistëve, punë të jashtëzakonshme në këtë klinikë, sipas Onkologut, bënë edhe personeli i mesëm apo infermierorë.
Aktualisht në këtë klinikë janë 33 infermierë, 23 prej tyre janë të angazhuar në dy dhomat për kimioterapi ndërsa nëntë të tjerë në radioterapi.
Sipas Sermaxhaj, onkologjia ka nevojë për më tepër infermier.
“Puna po kryhet, pacientët nuk po kthehen për shkak të mungesës së personelit, por po kryhet me një vështërsi”, bënë të ditur specialisti.
Hapësira është e theksuar edhe në Klinikën e Kirurgjisë Torakale.
Kjo klinikë ka vetëm një sallë të ndërhyrjeve kirurgjike, sipas drejtorit të klinikës, Nazmi Kolgeci, mungesa e sallava ndikon direkt në rritjen e listës së pritjes.
“Nëse do ishin dy salla, pritja do të ishte shumë më e vogël apo nuk do të kishim listë të pritjes fare. Por, duhet të dini që kanceri i gjirit edhe në shtete e perëndimore pret, secili shtetë e ka listën e pritjes”, sqaron drejtori për Gazetën Shneta.
Ai thotë se kanceri i gjirit duhet të kaloj gjashtë muaj që të rritet një centimetër.

Foto:Gazeta Shneta
Kolgeci gjithashtu sqaron se kanceri i gjirit 90 përqind të rasteve trajtohet në Kosovë pasi personeli në kirurgji ka një përvojë e cilë mund të krahasohet edhe me mjekët rajonal.
Muaji tetor apo muaji “Rozë” i dedikohet personave të prekur me kancer në gji. /Gazeta Shneta/