Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Trajtimi medikamentoz i menopauzës mund të ngadalësojë rritjen e kancerit të gjirit

Femina 14/01/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kanceri i gjirit është forma më e shpeshtë e kancerit tek gratë pothuajse në të gjitha vendet e botës. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), mbi 99% e rasteve diagnostikohen tek gratë dhe më pak se 1% tek burrat, ndërsa çdo vit rreth 2.3 milionë gra preken nga kjo sëmundje. Rreth 75% e kancereve të gjirit janë pozitivë ndaj receptorëve të estrogjenit (ER-pozitivë), që do të thotë se rritja e tumorit stimulohet nga estrogjeni.

Trajtimi standard për këtë lloj kanceri përfshin medikamente anti-estrogjen, si letrozoli, të cilat ulin prodhimin e estrogjenit në trup dhe ndihmojnë në parandalimin e rikthimit të sëmundjes, shkruan burimi Medical News Today transmeton Gazeta Shneta.

Megjithatë, këto barna shpesh shkaktojnë efekte anësore të ngjashme me simptomat e menopauzës, si afshet të nxehta, dhimbje të kyçeve dhe muskujve, humbje të densitetit kockor dhe rritje të kolesterolit.

Studimi “PIONEER”, i udhëhequr nga studiues në Kembrixh dhe i publikuar në revistën “Nature Cancer”, ka zbuluar se progesteronët artificialë, si megestrol acetati, të përdorur zakonisht për të lehtësuar këto efekte anësore, kanë edhe një përfitim shtesë: ata ngadalësojnë rritjen e tumorit të gjirit ER-pozitiv. Edhe në doza të ulëta, kombinimi i megestrolit me letrozolin uli përhapjen qelizore të tumorit.

Në provë morën pjesë 244 gra me kancer gjiri në fazë të hershme nga 10 spitale në Mbretërinë e Bashkuar, të ndara në tre grupe trajtimi.

Rezultatet sugjerojnë se ky kombinim mund të përmirësojë përputhshmërinë me terapinë dhe njëkohësisht të ndikojë pozitivisht në kontrollin e tumorit, megjithëse nevojiten studime të mëtejshme për konfirmim. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakKolesteroli i lartë mund të parashikojë rrezikun e ardhshëm të sëmundjeve të zemrës edhe tek gratë e shëndetshme
Artikulli i rradhës Çrregullimet e orës biologjike mund të rrisin rrezikun e demencës

Ju sugjerojmë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, dy persona në gjendje të rëndë

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.