Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Tramadol, ilaçi i zakonshëm kundër dhimbjes, më pak efektiv dhe me më shumë rreziqe se sa mendohej

Jetë 09/10/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një përmbledhje e re e të dhënave klinike ka nxjerrë në pah se tramadoli, një opioid i përdorur gjerësisht për trajtimin e dhimbjeve, është më pak efektiv se sa mendohej dhe lidhet me rreziqe të konsiderueshme për shëndetin.

Sipas studimit të botuar në BMJ Evidence Based Medicine, tramadoli nuk redukton në mënyrë të konsiderueshme dhimbjet mesatare dhe të forta.

Për më tepër, përdorimi i tij dyfishon rrezikun për efekte serioze anësore, përfshirë sëmundjet e zemrës dhe formimin e qelizave para-kanceroze, shkruan HealthDay transmeton Gazeta Shneta.

Ekspertët që kryen rishikimin e të dhënave klinike nga 19 studime me mbi 6,500 pacientë theksojnë se përfitimet e tramadolit shpesh mbivlerësohen, ndërsa rreziqet përbëjnë shqetësim të madh.

Efektet e tjera anësore përfshijnë nauze, marramendje, kapsllëk dhe lodhje.

Sipas studiuesve, këto gjetje sugjerojnë që përdorimi i tramadolit duhet të minimizohet, ndërsa udhëzimet mjekësore që e rekomandojnë këtë medikament duhet të rishikohen, duke marrë parasysh rreziqet e mundshme për pacientët.

Dr. Jehad Ahmad Barakji nga Rigshospitalet në Kopenhagë tha se “rreziqet e mundshme të përdorimit të tramadolit për trajtimin e dhimbjes tejkalojnë përfitimet e tij të kufizuara”.

Ky raport vjen në një kohë kur përdorimi i opioidëve në botë po rritet, duke përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara, ku vdekjet nga mbidoza opioidësh kanë shënuar rritje të ndjeshme gjatë viteve të fundit./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakPërdorimi afatgjatë i barnave anti-inflamatore dhe lidhja me rrezikun e demencës
Artikulli i rradhës Gjithnjë e më shumë gra shtatzëna po përballen me komplikime kardiovaskulare

Ju sugjerojmë

Shtatzënia dhe çrregullimet e të ngrënit: Beteja e fshehtë që shumë gra e përjetojnë në heshtje

18/06/2026 Jetë

Vaksina HPV e ul pothuajse në zero rrezikun e vdekjes nga kanceri i qafës së mitrës para moshës 30-vjeçe

18/06/2026 Jetë

Nuk është kurrë vonë për terapi: Pse gjithnjë e më shumë të moshuarit po gjejnë qetësi në moshën e tretë?

18/06/2026 Jetë

Pilulat kontraceptive mund të rrisin rrezikun e ngrënies së pakontrolluar te disa gra

18/06/2026 Jetë

Kolonoskopia mbetet metoda më efektive për zbulimin dhe parandalimin e kancerit të zorrës së trashë

18/06/2026 Jetë

Gratë mund ta ulin rrezikun nga sëmundjet e zemrës duke ngritur pesha

18/06/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.