Me rritjen e rasteve të infektimit me Covid, administrimi i një doze të tretë përforcuese mund të fillojë brenda pak javësh pas autorizimit nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) në Shtetet e Bashkuara.
Sipas Dr. Anthony Fauci, tre doza të vaksinës janë të nevojshme për një mbrojtje të plotë të imunitetit shkruan CNN, transmeton Gazeta Shneta.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë duke lexuar më shumë KËTU
Ai citoi dy studime në Izrael që treguan një rënie të infeksioneve te njerëzit që kishin marr tre doza të vaksinës anti covid.
Vendimi për administrimin e dozës së tretë i takon FDA, nëse duhet që amerikanët të marrin tre doza të vaksinës, tha Fauci.
Moderna dhe Pfizer, që të dyja kanë aplikuar për autorizim nga FDA për administrimin e dozës së tretë, gjashtë apo tetë muaj pas marrjes së dozës së dytë të vaksinës.
Aktualisht, autorizimi për përdorim urgjent janë dhënë te dozat shtesë të cilat do të administrohet te personat me imunitet të komprometuar./GazetaShneta/