Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Tre mënyra të mbështetura nga shkenca për të ulur humbjen e muskujve me kalimin e moshës

Jetë 13/02/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Sarkopenia, humbja progresive e masës dhe forcës muskulore e lidhur me moshën, e bën më të vështirë qëndrimin në këmbë, ecjen dhe ruajtjen e pavarësisë fizike. Mes tjerash, kjo gjendje rrit rrezikun e rrëzimeve dhe dëmtimeve serioze tek të moshuarit.

Studimet tregojnë se një qasje e kombinuar është më efektive për ta frenuar këtë proces, shkruan burimi Very Well Health transmeton Gazeta Shneta.

  1. Kombinoni ushtrimet e forcës me ushtrimet e ekuilibrit

Një meta-analizë e botuar në “Journal of Nutrition, Health & Aging”, zbuloi se ndërthurja e stërvitjes së rezistencës, ushtrimeve të ekuilibrit dhe suplementimit me proteina përmirëson shpejtësinë e ecjes, forcën e kapjes së dorës dhe masën muskulore të pastër tek personat me sarkopeni.

Stërvitjet rekomandohet të paktën dy herë në javë, ndërsa ushtrimet e ekuilibrit tre ose më shumë ditë në javë. Nëse mund të kryeni mbi 10 përsëritje pa vështirësi, rrisni gradualisht peshën ose intensitetin.

  1. Mos u mbështetni vetëm te proteina

Rritja e marrjes së proteinës pa ushtrime fizike nuk përmirëson ndjeshëm forcën apo lëvizshmërinë. Preferohet një qasje “ushqim në radhë të parë”: mish pule, vezë, bishtajore, arra dhe fara. Synoni 25–30 gram proteina për vakt ushqyes.

  1. Përdorni suplemente kur është e nevojshme

Tek të moshuarit që përdorin barna GLP-1 ose kanë humbje të theksuar të masës muskulore, pluhurat dhe pijet proteinike mund të jenë të dobishme.

Megjithatë, marrja e proteinës duhet diskutuar me mjekun, veçanërisht nëse keni sëmundje të veshkave, diabet apo përdhes, pasi nevojat ndryshojnë nga personi në person.

Një plan i personalizuar, i kombinuar me aktivitet të rregullt fizik, mbetet çelësi për ruajtjen e forcës dhe pavarësisë në moshë të shtyer. /Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakKujdesi për bebet në mot të ftohtë
Artikulli i rradhës Studimi i ri mbështet lojërat për trajnimin e trurit dhe rrezikun më të ulët për demencë

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.