Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kujdesi për bebet në mot të ftohtë

Jetë 13/02/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Bebet më të vogla kanë më pak masë muskulore, prandaj ftohen më shpejt. Kur janë të ftohta, ato ndihen të parehatshme dhe zakonisht nuk flenë mirë. Gjithashtu, janë më të rrezikuara nga hipotermia. Nga ana tjetër, veshja e tepërt mund t’i mbinxehë.

Temperaturat e ulëta mund të dobësojnë sistemin imunitar, duke rritur rrezikun për infeksione të frymëmarrjes si ftohja, gripi apo pneumonia, e cila mund të jetë e rrezikshme, shkruan PregnancyBirthBaby.org.au transmeton Gazeta Shneta.

Për të kuptuar nëse beba është shumë e ftohtë apo shumë e ngrohtë, prekni barkun ose shpinën e saj, lëkura duhet të jetë e ngrohtë, por jo e nxehtë apo e ftohtë.

Duart dhe këmbët mund të jenë më të freskëta dhe kjo është normale. Shenjat e të ftohtit përfshijnë dridhje, frymëmarrje të ngadaltë dhe lëkurë të zbehtë e të ftohtë. Nëse është shumë e ngrohtë, lëkura bëhet e kuqe dhe bebja duket e parehatshme.

Është e sigurt ta nxirrni bebën jashtë në mot të ftohtë, për sa kohë është e veshur mirë dhe e mbrojtur nga era e shiu.

Zakonisht rekomandohet ta vishni me aq shtresa sa keni ju, plus një shtresë shtesë. Zgjidhni shtresa të lehta që hiqen lehtë dhe preferoni fibra natyrale si pambuku ose bambuja.

Gjatë gjumit, vendoseni bebën në shpinë, me kokën të zbuluar. Përdorni një thes gjumi të përshtatshëm dhe shmangni batanijet elektrike, jastëkët apo lodrat e buta në krevat. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakÇfarë ndodh me trurin kur konsumoni ushqime të pasura me kolinë si vezët?
Artikulli i rradhës Tre mënyra të mbështetura nga shkenca për të ulur humbjen e muskujve me kalimin e moshës

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.