Ekzistojnë disa argumente që zakonisht fliten nëpër debate rreth moshës dhe trajtimit të pjellorisë – argumente që shpesh nuk është se qëndrojnë edhe tepër.
“The Conversation” ka renditur tri nga opinionet më të përmendura por që nuk qëndrojnë të besueshme përballë realitetit.
“GazetaShneta” jua sjellë të përshtatura në shqip:
- Të kesh një nënë të moshuar është e dëmshme
Thuhet se fëmijët do të dëmtohen nëse nënave të moshuara u lejohet fertiizimi in-vitro (IVF). Ata që thonë kështu mund të mendojnë se këto nëna nuk do të jenë në gjendje të plotësojnë kërkesat fizike të të luajturit dhe të kujdesit për një fëmijë të vogël. Po ashtu mund të jetë sepse do të ishte një gjë e keqe për një fëmijë, nëse nëna e tyre do të vdiste, ndërsa ata janë ende të rinj.
Në thelb, ky argument funksionon vetëm nëse mendojmë se jeta e fëmijëve të lindur nga nënat më të vjetra do të jetë aq e keqe sa do të ishte më mirë që të mos kishin lindur kurrë. Megjithatë, kjo nuk është fare e besueshme.
- Të kësh “shtatzëni të moshuar” është e dëmshme
Është gjithmonë mirë që gratë të jenë të vetëdijshme për rreziqet ndaj ndërlikimeve të mundshme. Por për gratë që nuk kanë probleme të mëdha shëndetësore tashmë, rreziqet e shtatzënisë nuk janë aq të larta sa për të mos mundur të mbesin shtatzënë.
- IVF nuk funksionon në gratë e moshuara
Për gratë që marrin vezë ose embrione nga donatorët, shanset për një lindje të suksesshme në fakt bazohen në moshën e dhuruesit, jo në atë të marrësit, domethënë të këtyre grave në moshë. Kur donatori i vezëve është i ri, gratë e moshuara kanë të njëjtat shanse të “suksesit” me IVF si gra më të reja. Vezët e donatorëve gjithashtu shmangin rreziqet në rritje të problemeve kromozomale të mëdha në foshnjë (p.sh. sindromi Doën) të cilat shfaqen në nënat më të vjetra.
Përfundimi
Edhe pse përmendëm opinionet e mësipërme, prap nuk është se domosdoshmërisht përkrahen vetëm lidnjen në moshë më të shtyer.
Normalisht se ka arsye të mira që u sygjerohen grave të mbesin shtatzënë në moshë më të hershme, kur normat e lindshmërisë janë më të larta, dhe kur ka më pak rreziqe shëndetësore dhe që po ashtu fekondimi IVF ka pak gjasa që të jetë një opsion.Por në fund të fundit, kjo mund të zbatohet për gratë më të reja dhe ato më të vjetra. Si e tillë, kufijtë e rreptë të moshës për qasjen në IVF janë diskriminuese dhe jo të justifikuara. /GazetaShneta/