837 mostra të dyshuara për COVID-19 janë testuar në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike prej tyre tri kanë rezultuar pozitive.
Nga të dhënat e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se asnjë person nuk ka vdekur i infeksuar me coronavirus përgjatë 24 orëve të fundit përderisa theksohet se janë shëruar 28 qytetarë të tjerë. Numri i qytetarëve të shëruar ka arritur në mbi 224 mijë.
Aktualisht në nivel vendi janë 447 raste aktive me SARS-CoV-2.
Sa i përketë vaksinimit MSh njofton se për 24 orë janë vaksinuar kundër coronavirusi 54 qytetarë.
Deri më tani në nivel vendi janë vaksinuar me dy doza mbi 821 mijë qztetarë ndërsa me dozën përforcuese dhe dozën e tretë janë vaksinuar mbi 100 mijë qytetarë.
“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.824.629 doza të vaksinës”, thuhet në njoftimin e ministrisë. /Gazeta Shneta/