Edhe gjatë shtatzënisë suaj, frutat zëjnë një vend të rëndësishëm në shëndetin tuaj.
Bananet janë ndër këto fruta që janë të pasura me lëndë ushqyese si kalium, kalcium, vitamin C, vitaminë B6, hekur, fibra e shumë të tjera shkruan Parenting.FirstCry, transmeton Gazeta Shneta.
Ndër benefitet e saj janë:
-Burim i kalorive: Bananet përmbajnë 17% të karbohidrateve, andaj ato konsiderohen si një burim i shkëlqyeshëm i energjisë.
-Ndihmon në ruajtjen e presionit të gjakut dhe forcon kockat: Bananet janë të pasura me kalium që e ruan ekuilibrin e elektrolitit dhe lëngjeve në trupin tonë. Poashtu, kaliumi është thelbësor për transmetimin e duhur të impulseve nervore, tkurrjen e muskujve dhe rregullimin e presionit të gjakut.
-Ndihmon ne tretje: Bananet përmbajnë fibra të cilat ndihmojnë në stimulimin e lëvizjeve të rregullta të zorrëve. Gjithashtu, bananet përmbajnë prebiotikë që promovojnë rritjen e baktereve të shëndetshme në zorrëne tuaj. /Gazeta Shneta/


