“Shumë shpesh ekuipazhi i emergjencës komunikon në një aksident automobilistik me fëmijë të cilët janë shumë të rinj për të pasur ndonjë informacion, ndërsa prindërit janë pa ndjenja”.
Kaitlyn e di se çfarë është si për të marrë pjesë në një aksident makine – dhe ajo gjithashtu e di se çfarë është të jesh prind.
Kjo është arsyeja pse nëna, nga Indiana në SHBA, vendosi të shpërndante një postim, që shkaktoi një reagim të madh në Facebook, transmeton Gazeta Shneta.
Teknikja e Emergjencave Mjekësore, e cila punon në Shërbimin e Ambulancës së Franktonit, u ka dhënë prindërve kudo një këshillë mbi atë që do të ishte shumë e dobishme për punëtorët e urgjencës në një aksident me makinë.
“Do t’iu marrë dy minuta nga koha juaj”
“Shumë shpesh ekuipazhi i emergjencës komunikon në një aksident automobilistik me fëmijë të cilët janë shumë të rinj për të pasur ndonjë informacion, ndërsa prindërit janë pa ndjenja”, thotë Kaitlyn në postin e saj.
“Do të duhen dy minuta nga koha juaj për të shkruar emrin e fëmijës suaj,, emrat e prindërve,, kontaktet e urgjencës dhe çdo gjendje mjekësor, çfarëdo medikamenti të cilin është duke përdorur fëmija dhe mjeku i fëmijës.”, përfundon ajo./Gazeta Shneta/