Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

“Trupi im nuk është tabu”, mbahet konferenca e cila synon zbutjen e varfërisë menstruale

Femina 28/05/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Nën moton” Trupi im nuk është tabu” është mbajtur Konferenca regjionale për higjienën menstruale në kuadër të projektit “Our bodies are not a taboo. Period” zbatuar nga EcoKosWomen.

Drejtoresha ekzekutive e kësaj organizate, Magbule Hyseni tha se kjo ngjarje është e ndërlidhur me 28 majin, ditën ndërkombëtare të higjienës menstruale, si promovim i njohjes së rëndësisë rreth menstruacioneve dhe thyerjeve të tabuve e miteve rreth saj, raporton EO.

Hyseni falënderoi Ambasadën franceze në Kosovë, duke thënë se janë shenjë shprese drejt kësaj dukurie. Tutje ajo bëri të ditur se qëllimi i kësaj konference dhe aktiviteteve është zbutja e varfërisë menstruale në Kosovë, me projekte të kushtuara enkas për to. Hyseni përmendi taksat e larta mbi produktet higjienike duke thënë se mitet mbi shëndetin menstrual duhet luftuar.

Ajo bëri të ditur se organizata e tyre ka bërë sesione ndërgjegjësimi në 20 shkolla me ku janë furnizuar me 2800 pako.

Ndërsa ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se raportet e ndryshme ndërkombëtare tregojnë se 55% e grave në botë janë të lira të vendosin rreth autonomisë së trupit. Deri sa ka theksuar se në Kosovë ka raste të shumta kur të tjerët vendosin për gratë e vajzat.

“Të jesh i lirë do të thotë të kesh autonomi mbi trupin tënd e në Kosovë kemi raste kur këto raste kalojnë në heshtje. Mos tolero nga askush, raportet e ndryshme ndërkombëtare tregojnë se 55% e grave në botë janë të lira të vendosin rreth autonomisë së trupit. Në Kosovë kemi raste të shumta kur te tjerët vendosin për gratë e vajzat në Kosovë. Duhet të kemi angazhim të përditshëm në mënyrë që në Kosovë çdo grua të marrë vendim rreth trupit të saj. Respektimi autonomisë së trupit është etik e kjo përfshin vendime për trupin dhe shëndetin e tyre. Qeveria e Kosovës ka nisur iniciativa për të rritur vlerën e barazisë gjinore. Po i përmend disa aspekte: janë zbatuar fushatat për normat e barazisë gjinore, synojmë të zhdukim nocionin një gjinie”, ka thënë Haxhiu.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci është shprehur e krenare që sipas saj Kosova po u jep zë temave të tilla. Ajo ka theksuar se Edukimi seksual realizohet në lëndën e shkencës së natyrës e  edukatës fizike, në harmoni me nivelin psikofizik të nxënësve.

“Jam krenare të shoh se Kosova po u jep zë temave që japin aspekt qenësor pra grave e vajzave, shëndetit seksual. Është aspekt i jetës që duhet të marrë. Në shkollat e vendit tonë, përgatitja e nxënësve për një jetë të sigurte shihet tek edukimi seksual gjithëpërfshirës, synon vlerat që mundëson koncepte të shëndosha për veten dhe tjetrin. Edukimi seksual realizohet në lëndën e shkencës së natyrës, edukatës fizike, në harmoni me nivelin psikofizik të nxënësve. Janë hartuar tre doracakë ndihmës të emëruar “Edukimi seksual dhe shëndeti ripordhues”, kemi hartuar një doracak për fëmijët me aftësi të kufizuar, kemi trajnuar mësimdhënës me qëllim që të jenë kompetentë me tema të trajtuara me përgjegjësi. Kemi hartuar udhëzues të veçantë për higjienë në shkolla që për herë të parë do bëj shpërndarjen e pakove higjienike nëpër shkolla dhe jemi në proces të furnizimit”, ka thënë Nagavci.

Edhe Ambasadori francez në Kosovës, Olivier Guerot tha se ka një përmirësim drejt rritjes së vetëdijes ndaj higjienës menstruale.

“Në ketë ditë ndërkombëtare të higjienës menstruale jam i kënaqur të shoh implementimin e projektit “Trupi im nuk është tabu”, drejt rritjes së ndërgjegjësimit”, ka thënë ai.

Artikulli paraprakNgrënia e më shumë frutave dhe perimeve ndikon në kohëzgjatje të gjumit
Artikulli i rradhës Shkencëtarët po zhvillojnë një vaksinë të bazuar në mRNA kundër gripit të shpendëve H5N1

Ju sugjerojmë

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme

Sot bëhen 16 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës

22/07/2026 Lajme

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të lënduar nga thyerja e xhamave

22/07/2026 Lajme

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Spitali i Përgjithshëm i Pejës apelon për zgjidhje urgjente të problemit me mbeturinat nga institucionet përgjegjëse

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.