Truri nuk ka nociceptors – nervat që zbulojnë dëmtimin ose kërcënimin e dëmtimit të trupit tonë dhe sinjalizojnë këtë në kurrizin dhe trurin. Kjo ka çuar në besimin se truri nuk ndjen dhimbje. Një besim që ka hyrë në kulturën popullore.
Por nëse truri pa nuk ndjenë dhembje atëherë çfarë e shkakton kokëdhembjen?
Edhe pse truri I ka këta receptorë, shumë nga strukturat e tjera në kokën tone i kanë, duke përfshirë enët e gjakut, muskujt dhe nervat në qafë, fytyrë dhe skelet. Dhimbjet e kokës janë të shkaktuara nga problemet me këto struktura.
Llojet e ndryshme të nociceptors aktivizohen nga presioni, dëmtimi, ekstremet e temperaturës dhe disa kimikate, të tilla si capsaicin (përbërës aktiv në speca djegës).
“Mprija e trurit” ose “dhimbjet e kokës nga akullorja” duket se janë shkaktuar nga ndryshime të papritura në rrjedhën e gjakut në venat që shtrihen në mes të shpinës dhe të trurit0
Kokëdhembja poashtu shkaktohet nga dehidrimi i cili irriton enët e gjakut në kokë dhe është një nga arsyet pse kemi nevojë të pijmë shumë ujë pas një nate që kemi pirë alkool. Dhe çdo dentist mund të ju tregojë se një dhimbje koke mund të ju shkaktohet po ashtu nga kërcitja e nofullës me dhëmbët tuaj gjatë kohës kur fleni.
Ndërsa, shkaku i dhimbjes së kokës nga migrena ende nuk është kuptuar mirë, por mendohet të jetë aktivizimi i nociceptorëve në meningez – mbështjellja e celofanit që mbështjell trurin dhe palcën kurrizore. Ajo që mund të shkaktojë këtë aktivizim, megjithatë, është ende e paqartë.
Edhe pse truri nuk ka nociceptors, një dhimbje koke ende mund të sinjalizojë një problem me trurin. Dhimbjet e kokës që zgjasin dhe nuk u përgjigjen pozitivisht marrjes së medikamente, ose që janë të papritura dhe jashtëzakonisht të rënda, mund të jenë shenja të një problemi serioz me trurin, siç është tumori, gjakderdhja ose infeksioni./GazetaShneta/