Këngëtarja Altuna Sejdiu ka folur për herë të parë për vështirësitë që i kishte në lindjen e djalit të saj, Tianit.
Ajo kishte planifikuar të kryente lindje natyrale, por në momentin e fundi gjendja e saj u komplikua dhe përfundoi në operacion cezarian.
Tuna kishte mbajtur edhe seanca për lindje natyrale, madje ishte përgatitur edhe të bënte fotografi dhe prerjen e kërthizës nga babai Patrisi.
“Kishim pergatitur gjithçka per nje moment si ky – Papritur u komplikua e gjithe situata brenda 8 oreve me provokime ndodhen gjera qe nuk i kishim parapare as unë e as mjekët qe po pergatiteshin per lindjen e bebës dhe perfundova me lindje Cezariane emergjente”, ka treguar Tuna.
“Isha e frikesuar, e trishtuar e papërgatitur”, ka shtuar ajo.
Këngëtarja ka treguar tutje se sa shumë ka vuajtur nga lindja cezariane në muajin e parë.
“Aq me shume e vuajta muajt e pare, frustrimin e lindjes Cezariane dhe pengesat me te cilat ballafaqohesha. Sikur me deshtoi ndjesia me e bukur e memesise, lidhja e momentit te pare”, është shprehur nëna e Tianit.
Ajo ka falënderuar gazetarët që i kanë bërë disa ftesa për intervista, por nuk ka dashur të flas për çështje të privatësisë.
Tuna ka publikuar edhe disa fotografi në vaskë së bashku me beben e saj, të cilat ua ka dedikuar nënave që kanë përjetuar të njëjtën gjë.
“Perderisa kemi femije te shendetshem eshte e parendesishme ne formule apo qumesht gjiri, cezariane apo lindje spontane… Dhe asgje nuk e mposhte ndjenjen e te qenit nene. Memesia eshte e veshtire dhe duhet te inkurajojme njera tjetren cdo dite”, ka përfunduar Tuna. /Gazeta Shneta/