Ud. Dekani i Fakultetit të Mjekësisë e ka emëruar zv.drejtorin e një spitali privat në pozitën e Prodekanit për Shëndetësi.
Ushtruesi i detyrës së Prodekanit të Fakultetit të Mjekësisë Fatos Sada, e ka emëruar Floren Kavajen në pozitën e ud. Prodekanit për Shëndetësi, shkruan Gazeta Shneta.
Kavaja është zv.drejtor i spitalit privat “Kavaja”. Vet Sada më herët ka mbajtur pozitën e Prodekanit për Shëndetësi, para se të emërohej ud. i dekanit pas pensionimit të ish-dekanes Suzana Manxhuka-Kërliu.
Kujtojmë se Fakulteti i Mjekësisë i ka mbajtur zgjedhjet për Këshill para dy ditësh ku janë zgjedhur 30 profesorë dhe tetë asistentë. Ndërkaq të martën e javës së ardhshme pritet të votohet për Dekanin e ri.
Kandidatë për Dekan deri më tani janë dy, Sefedin Muçaj dhe Burim Neziri. /Gazeta Shneta/