Të vjellat e mëngjesit janë vetëm një pjesë e asaj që nënat në pritje të fëmijës mund të përjetojnë; urthi është një tjetër shqetësim i zakonshëm. Ndërsa aciditeti, ngopja e barkut dhe djegia në gjoks nuk janë të këndshme, është e rëndësishme të dini se nuk jeni vetëm.
Më shumë se gjysma e grave përjetojnë urth gjatë shtatzënisë, një gjendje e njohur edhe si refluks gastroezofageal, shkruan The Bump përcjell Gazeta Shneta.
Simptomat përfshijnë ndjesinë e djegies që mund të ngjitet deri në fyt, shije të hidhur ose të thartë në gojë, ndjesinë e ngopjes në pjesën e sipërme të barkut dhe herë-herë kollë të thatë kronike.
Urthi zakonisht shfaqet nga tremujori i dytë i shtatzënisë dhe mund të shkaktohet nga ndryshimet hormonale që relaksojnë ezofagun.
Një mit i njohur lidhet me idenë se sa më shumë urth ka në shtatzëni, aq më shumë flokë do të ketë foshnja.
Disa studime sugjerojnë një lidhje midis intensitetit të urthit dhe vëllimit të flokëve, ndoshta për shkak të hormonit që kontribuon si në urth, ashtu edhe në rritjen e flokëve të fëmijës.
Pra, urthi mund të jetë jo vetëm shqetësues, por edhe një tregues i flokëve të bujshme të ardhshme. /Gazeta Shneta/


