Urthi është një shqetësim i zakonshëm që përjetohet gjatë shtatëzanisë. Sidoqoftë, shumë gra përjetojnë urth për herë të parë pasi të mbeten shtatzënë.
Në përgjithësi, kjo gjendje është e padëmshme por mund të jetë e pakëndshme shkruan American Pregnancy Association. Ky shqetësim i zakonshëm ngre pyetjen se a është e sigurt marrja e antacideve gjatë shtatëzanisë?
Urthi është një ndjesi djegieje që shpesh shtrihet nga fundi i kockave të gjirit deri në pjesën e poshtme të fytit, transmeton Gazeta Shneta.
Shkaktohet nga ndryshimet hormonale dhe fizike në trupin tuaj.
Gjatë shtatzënisë, placenta prodhon hormonin progesteron. Progesteroni relakson muskujt e lëmuar të mitrës, por gjithashtu relakson valvulën që ndan ezofagun nga stomaku.
Kjo lejon që acidet gastrike të rikthehen përsëri, gjë që shkakton ndjesinë e pakëndshme të djegies.
Shumica e njerëzve e dinë që antacidet mund të ofrojnë lehtësim të shpejtë dhe të sigurt për urthin.
Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KLIKO KËTU.
Mirëpo, sa janë të sigurta antacidet gjatë shtatëzanisë?
Antaciet, sigurojnë lehtësim të sigurt të urthit për gratë që janë shtatzënë dhe poashtu ndihmojnë në nivelet e kalciumit në trupin tuaj.
Kur jeni shtatzënë, trupi juaj mund të ketë nevojë midis 1.000 mg dhe 1.300 mg kalcium elementar në ditë.
Sigurohuni që të merrni dozën e antacideve në një kohë tjetër, larg dozës së suplementeve të hekuri.
Rekomandohet që të merrni doza hapësinore të këtyre – antacideve dhe shtesave të hekurit me një largësi prej dy orësh./Gazeta Shneta/