Ushqimet e detit shpesh janë një prej nepseve që i shfaqen një gruaje gjatë shtatzënisë.
Megjithatë, duke qenë se kjo periudhë është mjaft delikate, neve na u duhet të ofrojmë kujdes.
Konsumimi i ushqimit të detit lejohet, megjithëse jo të gjitha lejohen të përdoren në shtatzëni.
Karkalecat mund të konsumohen, por duhet të jenë të pastruar mirë dhe të pjekur në mënyrën e duhur, pra nuk duhet të jenë krudo (të pagatuara). Një ushqim që duhet të eleminoni në shtatzani është peshku ton dhe peshku shpatë, pasi përmbajnë sasi të mëdha mërkuri dhe mund të dëmtojnë fëmijën.
Ashtu si karkalecat, në shtatzani mund të hani gjithashtu edhe kallamarë apo oktapod.
Çfarë duhet të evitoni? Ashtu siç e thamë edhe më sipër, duhet të eleminoni peshkun krudo nga dieta juaj, molusqet (midhje, vongole, irriqat e detit), arragostën dhe karkalecat krudo, kjo pasi mund të transmetojnë viruse që shkaktojnë probleme intestinale, që mund të shoqërohet me të vjella, të përziera, diarre, temperaturë dhe dhimbje barku të forta./pernenat.al/
Lexoni poashtu:
8 Marsi, sjellë dy festa në Klinikën Amerikane “Dr. Behar Kusari”