Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ushqimet e përpunuara iu fusin në kurthë për të ngrënë më shumë

Jetë 01/06/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
1092566926
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Nëse brenda ditës ju hani sasi të mëdha me ushqime të përpunuara shanset janë se po ushqeheni shumë më teptër se sa do të bënit me një dietë normale me ushqime me të shëndetshme.

Hulumtuesit kanë analizuar për shumë kohë lidhjen midis ushqimeve të përpunuara dhe epidemisë së mbpieshës, transmeton GazetaShneta.

Tani, në një raport të botuar në revistën “Cell Metabolism”, ekspertët kanë bërë karahasimin mes ndryshimeve në kaloritë e ushqimeve të papërpunuara dhe atyre të përpunuara.

Edhe kur dy dietat përputheshin në përmbajtjen e yndyrës, pjesëmarrësit në dietën ultra të përpunuar ende kishin tendencë për të ngrënë më shumë ushqim dhe për të fituar më shumë peshë, shkruan “HealthLine”.

“Për shkak se ushqimet janë projektuar për t’u përshtatur për karbohidratet, yndyrën, sheqerin, kripën dhe kaloritë, unë dyshoja se do të gjejmë pak ndryshime në mes tyre në lidhje me marrjen e kalorive të përgjithshme ose ndryshimin e peshës”, ka thënë Levin Hall, kryesues i studimt.

Hulumtuesit hipotezuan disa arsye pse pjesëmarrësit në një dietë ultra të përpunuar hëngrën më shumë ushqim dhe një nga arsyet doli shpejtësia e të ngrënit.

“Njerëzit që hëngrën ushqim ultra të përpunuar kanë përtypur shumë më shpejt, dhe kjo mund të ketë kontribuar në mbi-ngrënie e cila rrjedhimit i ka çuar në mbipeshë”, ka thënë Hall.

Ndërsa Kristin Kirkpatrick, një dietist i licencuar në Ohio ka thënë se njerëzit duhet të jenë të vetëdijshëm se sa shpejt e hanë ushqimin e tyre.

Cfarë mund të bësh?

Çdo herë që ne gatuani, pjekni ose përgatisni ushqimin në zjarr apo nxehtësi tjetër ju jeni duke e përpunuar atë, Nëse doni të minimizoni konsumin e ushqimit të përpunuar, synoni të bëni më shumë përgatitje ushqimi dhe gatim në shtëpi.

“Futni në dietën tuaj përbërës si perimet, fasulet dhe drithërat. Në anën tjetër, konsumi i kontrolluar i ushqimeve të përpunuara nuk është i dëmshëm, por shmangni ato me shumë sheqer dhe yndyrë të shtuar./GazetaShneta/

Artikulli paraprakS t’i ushqeni fëmijët shëndetshëm edhe me ëmbëlsira
Artikulli i rradhës Rreth 6 mijë infermierë të papunë, kërkohet zgjidhje për ta deri në shtator

Ju sugjerojmë

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

MSh kontrakton barna për sëmundje të rralla me vlerë mbi 3.7 milionë Euro

21/07/2026 Lajme

Infektologia Kurteshi: Temperaturat e larta rrisin rrezikun e infeksioneve, higjiena mbetet mbrojtja më e mirë

21/07/2026 Lajme

Spitali i Përgjithshëm në Pejë: Mbi 3 mijë vizita specialistike dhe 23 lindje gjatë javës së kaluar

20/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.