Prodhimi i qumështit të gjirit tek nëna varion në disa faktorë
Prolaktina, hormoni kryesor për ushqyerjen me gji, prodhohet kur foshnja thith qumështin dhe stimulon gjëndrën e qumështit.
Sa më shumë që i porsalinduri të pijë qumësht aq më shumë prodhohet. Nëse doni të keni sa më shumë qumësht nëna dhe i porsalinduri duhet të jenë në kontakt sa më të afërt me njëri-tjetrin.
Dhe rreth kësaj çështje, pyetja që ngre kryesisht një nënë është:
Çfarë duhet të ha që të prodhoj sa më shumë qumësht? A është i mjaftueshëm qumështi që kam për fëmijën?
Nuk duhet të harrojmë të gjitha përfitimet që ka nëna dhe fëmija gjatë ushqyerjes me gji. Dieta gjatë ushqyerjes me gji duhet domosdoshmërisht të përbëhet nga të paktën 350-700 kalori në ditë; këto përmbushin kërkesat minimale për prodhimin e qumështit.
Por çfarë nuk duhet të konsumojë një nënë kur ushqen fëmijën me gji?
Është mirë të shmangni karamelet sepse pengojnë prodhimin e qumështit. Përveç kësaj duhet të shmanget në mënyrë kategorike alkooli, kafja dhe pijet e gazuara.
Por ka edhe ushqime të caktuara që stimulojnë prodhimin e qumështit?
Ja disa nga ato:
Kajsi, kopër, karrota, bizele, spinaq dhe fasule jeshile. Ndër bishtajat mund të konsumohen thjerrëzat. Duht të pihet të paktën 2 litra ujë në ditë. 90% e qumështit përbëhet nga uji, prandaj është shumë i rëndësishëm.
Në mesin e ushqimeve që duhet të shmangni gjatë kësaj periudhe është edhe sushi./pernenat.al/