Kripa
Tiroidea juaj ka nevojë për jod që të funksionojë si duhet. Shumë njerëz në Shtetet e Bashkuara e marrin këtë element në sasi të mjaftueshme nga mënyra si ushqehen, kryesisht nga peshku dhe produktet qumështore.
Keni kujdes që jodin ta merrni edhe nga kripa që e përdorni për ushqime në shtëpi. Ju mund ta kuptoni se a përmban ajo kripë jod nga ambalazhi. Kripa e detit dhe kripa e paketuar ose kripa në ushqimet e procesuara zakonisht nuk është e jodizuar, transmeton Gazeta Shneta.
Ushqimet e gjelbra
Spinaqi, lakra dhe ushqime të tjera të gjelbra janë një burim i mirë i magnezit dhe një minerali që luan një rol të rëndësishëm në proceset e trupit tuaj. Plogështia, ngërçet e muskujve dhe ndryshimet në rrahjet e zemrës janë shenjë që ju nuk i konsumoni këto sa duhet.
Arrat, arrat kineze, farat e kungullit etj.
Arrat kineze, arra dhe farat e kungullit janë një burim shumë i mirë i hekurit. Arrat braziliane e ndihmojnë tiroidën tuaj në dy mënyra, jo vetëm që janë të mira si burim i hekurit, por ato janë të pasura edhe me minerale të tjera që e forcojnë tiroidenë tuaj. Vetëm disa në ditë mund të jenë të mjaftueshme për ju.
Ushqimet e detit
Peshku, karkalecat e detit dhe guacat e detit janë një burim shumë i mirë i jodit. Ju keni nevojë për jod për një tiroide të shëndetshme, por rrini larg nga sasitë e mëdha të saj pasi që mund të ju shkaktojë efekt të kundërt. Duhet të keni kujdes nga konsumimi I algave ngase ato kanë sasi të mëdha të jodit dhe mund ta përkeqsojnë gjendjen tuaj
Lakra jeshile
A mund ta pranoni se lakra jeshile është ylli i ushqimeve të shendetshme? Mirëpo, lakra jeshile ia pamundëson tiroidesë të marrë sasinë e nevojshme të jodit. Duhet ta keni parasysh se lakra jeshile nuk është problematike nëse sasia e jodit që ju e merrni nga ushqimet tjera është e mjaftueshme. E njëjta vlen për lakrën, brokolin, lulëlakrën dhe lakrat e vogla.
Soja
Në raste të ralla disa nga kemikalet e gjetura në produktet e sojës, si qumështi ose të tjera, mund ta dëmtojnë aftësinë e tiroidesë që të krijojë hormone. Kjo prapë mund të parandalohet nëse ju konsumoni sasi të mjaftueshme të jodit nga ushqimet e tjera të pasura me jod.
Mishi i organeve
Nëse hani mish të organeve si veshket, zemra, melcia ose ndonjë pjesë tjetër e kafshëve, ju konsumoni sasi të mëdha të acidit likoik, që është një acid yndyror I gjetur edhe në disa ushqime të tjera. Nëse e teproni me konsumimit e këtij mishi ju mund të ndërhyni në mënyrën e punës së tiroidesë. Ky lloj I acidit mund të ndikojë edhe në medikamentet e ndryshme për tiroidenë.
Medikamentet për tiroidenë dhe ushqimi juaj
Ushqimet që ju i konsumoni mund të ndikojnë në medikamentet për tiroidenë. Ato mund ta ngadalësojnë kohën për të cilën trupi juaj i absorbon medikamentet. Duhet të keni kujdes që të :
- T’i merrni medikamentet në bark të thatë, më së miri në mëngjes
- Disa vitaima dhe antacid mund ta pamundësojnë punën e medikamenteve
- Konsultohuni me mjekun tuaj ose farmacistin